“Sot jemi të lumtur! Të vetmit që e bëjmë …”, çfarë reklamonte në rrjetet sociale klinika ku humbi jetën i mituri në Tiranë

Vdekja e një të mituri në Tiranë pas ndërhyrjes kirurgjikale në gojë në klinikën e mjekut stomatolog Roland Xhaxho, ka tronditur opinionin publik në Shqipëri.

Ishin familjarët e të miturit t cilët theksuan se 3-vjeçari ndërroi jetë pasi i është injektuar sasi e lartë anastezie, e cila i ka prekur mëlçinë.

I mituri ishte dërguar 3 ditë më parë në klinikën stomatologjike të Roland Xhaxhos dhe vajzës së tij Ina Xhaxho, ku i është nështruar një ndërhyrjeje në gojë, e cila ka zgjatur rreth 9 orë.

Sapo ka mbaruar ndërhyrja, mjekët i kanë thënë familjarëve që ta marrin eta çojnë në shtëpi, dhe se i mituri do të zgjohej pas 30 minutash, por kjo nuk ka ndodhur.

Pasi e kanë dërguar në shtëpi të miturit ka filluar t’i ngrihej temperatura, pasi familjarët e kanë dërgaur në QSUNT 3-vjeçari ka ndërruar jetë.

Ndërkohë pas kësaj ngjarjeje të rëndë edhe aktorja Eliona Pitarka ka treguar se edhe nipi i saj ka rrezikuar jetën pas ndërhyrjes në të njëjtën klinikë stomatologjike.

Por në rrjetet sociale, kjo klinikë shpërndante herë pas here postime ku bënte reklamë për ndërhyrjet që kryheshin me anestezi totale.

Suksesi vjen nga puna! Sot jemi të lumtur të themi se PO,  jemi te vetmit në Shqipëri për kujdesin dentar tek pacientë me aftësi ndryshe, autik, doën, pacientët odontofobikë (ata që kanë frikë ndaj dentistit), pacientët me probleme në zemër, bypass, valvula, si dhe pacientët diabetikë!

Brënda Spitalit të Zemrës kryhen të gjitha shërbimet dentare nën anestezi totale për këto kategori. Teksa flini,  Klinika Dentare Dr.Ina Xhaxho   zgjidh problemet tuaja dentare dhe rikthejnë shëndetin tuaj dentar”, thuhet në një nga postimet e bëra në Facebook.


Shtuar 5.10.2023 17:56