“Sot jam 78-vjeç”, Sali Berisha mesazh të rinjve nga Tik Tok në përvjetorin e lindjes (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një videomesazh për të gjithë të rinjtë në rrjetin social Tik Tok në të cilin u bë aktiv vetëm pak ditë më parë në 78 vjetorin e lindjes.

Berisha bëri një paralelizëm me periudhën kur ai ishe në moshën të re, duke u shprehur se në atë kohë ëndrrat e tyre nuk u realizonin dot për shkak të diktaturës dhe kishin bindje se gjerat do të ndryshonin.

Por, Berisha, shtoi se këtë bindje e shikon edhe tek të rinjtë sot që zgjedhin të largohen, ndërsa u kërkoi që “me forcën, energjinë dhe mençurinë e tuaj të ndërrojnë ëndrrat e tyre në realitetin më të bukur të shoqërisë sonë”.

@prof.dr.saliberisha ♬ original sound – Sali Berisha

Sali Berisha: Të dashur miqtë e ri të mitë të TikTok, sot jam 78-vjeç. Nga kjo vjeshtë e bukur e jetës sime dëshiroj t’ju dërgoj një mesazh të gjithëve ju. Në moshën tuaj unë dhe bashkëmoshatarët e mi kishim shumë ëndrra, por ato nuk mund t’i realizonim sepse ishim të shtypur në një diktaturë të egër komuniste. Eksperienca më e hidhur për mua e atyre viteve ishte bindja e krijuar tek ne se gjërat nuk do ndryshonin kurrë. Nga bisedat e shumta që kam pasur këto vite me të rinjtë, konstatoj se kjo bindje ekziston edhe tek ata. Dhe me të drejtë shumë prej tyre kërkojnë të largohen nga Shqipëria. Unë dy gjëra të cilat më kanë ndihmuar mua gjatë rinisë dhe jetës sime të kapërcej vështirësitë doja që t’ju sugjeroja sot. Së pari, mos pushoni kurrë së uruari, së dyti duajeni Shqipërinë. Në rast se do të bëni të parën do keni gjithmonë shpirtin për të gjithçka, në rast se bëni të dytën forcat tuaja do shumëfishohen dhe do kapërcejnë çdo pengesë e vështirësi, unë e di se ju keni ëndrra fantastike, ndaj të bashkohemi së bashku. Ju me forcën, pasionin, energjinë, mençurinë tuaj do shndërroni këto ëndrra në realitetin më të bukur të shoqërisë sonë. Ju përqafoj të gjithëve.