Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së zhvilluar ditën e sotme në Durrës, bëri ndryshime në drejtuesit politikë të qarqeve.
Pas këtyre ndryshimeve, Rama ka thirrur për nesër në një takim drejtuesit që u emëruan.
Burime për mediat bëjnë me dije se mbledhja e kryesocialistit me 12 drejtuesit politikë do të zhvillohet në orën 10:00, në selinë e Partisë Socialiste.
Emrat e drejtuesve qarqeve:
Qarku Tiranë – Emërohet Taulant Balla
Qarku Durrës – Emërohet Blendi Klosi
Qarku Lezhë – Emërohet Ermal Nufi
Qarku Shkodër – Emërohet Enea Karakaçi
Qarku Dibër – Emërohet Ulsi Manja
Qarku Kukës – Emërohet Erjon Malaj
Qarku Elbasan – Arbjan Mazniku (Nuk ndryshon)
Qarku Berat – Ervin Demo (Nuk ndryshon)
Qarku Vlorë – Bledi Çuçi (Nuk Ndryshon)
Qarku Fier – Belinda Balluku (Nuk Ndryshon)
Qarku Gjirokastër – Mirela Kumbaro (Nuk Ndryshon)
Qarku Korçë – Niko Peleshi (Nuk Ndryshon)
