Sot humbi jetën 7-vjeçarja, “vrasësit” e ujit ecin me shpejtësi skëterrë në bregun e Sarandës (VIDEO)

Teksa ditën e sotme humbi jetën një 7-vjeçare pas goditjes nga një gomone, duket se drejtuesit e mjeteve detare nuk “nxënë mend”.

Në videon e publikuar nga “Shqiptarët për shqiptarët” duken 2 “Jet Ski-të” që ecin me shpejtësi skëterrë, shumë pranë bregut në Sarandë.

Ata qarkullojnë mjaft pranë vendeve ku lahen pushuesit vendas dhe të huaj dhe duket se nuk u bën përshtypje ky fakt.

Kujtojmë se aksidenti i sotëm në Himarë, ishte i dyti që ndodhte brenda pak javësh në Shqipëri, ku një ngjarje e tillë ndodhi edhe në Jalë, një skaf mori para pushuesit që ishin në breg./albeu.com/