Sot heshtja zgjedhore, mesazhi i fundit që Rama u dha votuesve dhe kandidatëve: Do shkoni në burg!

“Kush prek një votë të një kandidati për ta transferuar tek tjetri shkon në burg….”

Kryeministri Edi Rama dha dje mesazhin e tij të fundit para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke shënjestruar votuesit.

Në intervistën e fundit, Rama iu drejtua numëruesëve të votave, duke iu kërkuar që të mos bëjnë asnjë “marifet” pasi do të përballen me ndëshkime të rënda ligjore që do t’u kushtojnë lirinë.

 

 

“Unë dua ta shfrytëzoj për diçka që nuk kam pasur mundësinë ta bëj. Dua të shfrytëzoj për t’i dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë por edhe publik të gjithë personave të angazhuar me PS në qendrat e votimit dhe në numërim. Aty keni vetëm ligjin dhe prekja e ligjit iu bën të pambrojtshëm nga askush. Sistemi që kemi tani është hera e parë.

Tek numërimi i votave të kandidatëve fillojnë lojrat. Kush prek një votë të një kandidati për ta transferuar tek tjetri shkon në burg. Ndërkohë votuesve u them bëni kujdes se numri është 12, nëse nuk keni një preferencë lëreni aty se 12 jam unë. Jeni ju!

Ata që do të numërojnë duhet që të jenë të qartë se përputhshmëria duhet të jetë perfekte. Lodrat do t’i kushtojë burgun. Më vjen keq që po e mbyll me këtë fjalë por është shumë e rëndësishme që PS të bëjë punë e saj 100%,”-tha Rama. /albeu.com/

 

 


Shtuar 24.04.2021 08:42