Sot është ditëlindja e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj.
Martinaj mbush 40-vjeç, pasi ka lindur në 6 tetor të vitit 1982.
Sot ai është ndër personat më të përfolur të momentit, pasi rezulton i zhdukur që prej 8 gushtit të këtij viti.
Pas denoncimit të familjarëve për zhdukjen e tij, policia është vënë në ndjekje të gjurmëve të Martinajt, por sot, ende nuk ka asnjë të dhënë për të, megjithëse kanë kaluar 2 muaj nga denoncimi.
Kujtojmë gjithashtu se ai ka qenë një personazh mjaft i përfolur në vitet e fundit për shkak të pasurisë së tij marramendëse të vendosur prej pronësisë të “basteve” dhe disa krimeve të kryera, ku dyshohet se ai është përfshirë.
Kujtojmë se më i fundit ka qenë një tentativë për atentat e porositur nga Martinaj kundrejt Endrit Dokles, lajm që e bëri të ditur i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani.
Ndërkohë ende nuk dihet nëse Martinaj po e feston këtë përvjetor, pasi nuk dihet ende nëse është gjallë apo i vdekur./albeu.com/