Sot etapa e fundit e Turit Çiklistik të Shqipërisë, ja akset që do të bllokohen dhe oraret përkatëse

Sot do të zhvillohet etapa e pestë e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë që do të mbahet në Fier.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, policia i bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin në rrugët ku do të zhvillohet ky aktivitet.

Bllokimet nuk do të jenë të gjata, por vetëm për një orë. Çdo rrugë do të ketë një orar specifik kur do të bllokohet.

ETAPA E PESTË/Datë 30.05.2025 zhvillohet në:

Bulevardi kryesor – pusi i Mezinit, nga ora 09:30 deri në orën 10:20
Autostrada Vlorë – Fier- unaza e Fierit, nga ora 10:00 deri në orën 11:15
Rruga Fier – Saver, nga ora 10:5 deri në orën 12:00
Saver – dalja në Levan, nga ora 11:45 deri në orën 13:00
Rruga Levan – qendër Fier, nga ora 12:40 deri në orën 13:15.

Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, një prej garave më të vjetra në botë do të përbëhet nga 15 skuadra dhe 96 sportistë.


Shtuar 30.05.2025 08:51