Sot etapa e dytë e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë, ja rrugët që bllokohen

Ditën e sotme,  zhvillohet etapa e dytë e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë, e cila do të jetë nga Shkodra drejt Elbasanit, e gjatë 188 km.

Marrin pjesë 15 skuadra, me 96 sportistë që do të garojnë për të siguruar fitoret individuale dhe ekipore të këtij aktiviteti të rëndësishëm për sportin në vendin tonë.

Garat do të përcaktojnë edhe fituesit pas 5 etapave, të cilat do të përshkojnë në total 763 kilometra.

Policia e Shtetit, ka prezantuar planin e masave për mbarëvajtjen e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në pesë etapa, në disa qytete të vendit.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, Policia kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e kalimit në rrugët ku do të zhvillohet ky aktivitet, në datat dhe oraret si më poshtë:

ETAPA E DYTË

Datë 27.05.2025.

Rruga “Zogu i Parë” deri në dalje të Shkodrës, nga ora 11:40 deri në orën 12:15

Rruga Shkodër – Balldre, nga ora 12:00 deri në orën 12:45

Rruga Balldre – Thumanë, nga ora 12:15 deri në 13:30

Rruga Thumanë – Maminas, nga ora 13:00 deri në orën 14:15

Autostrada Maminas – Durrës, nga ora 14:00 deri në orën 15:00

Autostrada Durrës – Rrogozhinë, nga ora 14:30 deri në orën 15:30

Rruga Rrogozhinë – Elbasan, nga ora 15:00 deri në orën 16:00

Bradashesh – unaza e qytetit Elbasan, nga ora 15:30 deri në orën 16:00.