Sot qeveria e ka shpallur Ditë Zie Kombëtare në nderim të ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë të shtunën në një spital në Gjermani, për shkak të problemeve shëndetësore. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
Trupi i pajetë i ish-presidentit mbërriti një ditë më parë në Tiranë. Ceremonia zyrtare e homazheve të organizohet nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në mjediset e institucionit të Presidencës. Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për vitin 2022.
Trupi i ish-presidentit do të shoqërohet nga një kortezh mortor deri te Ura e Lanës e më pas do të përcillet për në varrezat e Sharrës në Tiranë./albeu.com