Sot dita më e nxehtë e muajit, si pritet të mbyllet qershori

Sot temperaturat kanë arritur vlerën 42 gradë duke shënuar ditën më të nxehtë të muajit qershor në vend. Kjo për shkak të valës së të nxehetit afrikan që ka pushtuar Shqipërinë dhe rajonon gjatë gjithë këtyre ditëve.

Sipas sinoptikanëve, nesër do ketë një rënie duke nisur nga veriu dhe të shtunën dhe të dielën në gjithë vendin dhe temperaturat do jenë jo më të larta se 36 gradë.

Masat e nxehta ajrore do të largohen fillimisht nga veriu i vendit më pas nga gjithë territori. Nuk parashikohet të ketë reshje deri në fund të muajit, ndërsa fundjava do të jetë ideale për plazh.

Java e ardhshme do sjellë sërish rritje të lehtë të temperaturave deri në 38 gradë./albeu.com


Shtuar 24.06.2021 14:36