Sot Dita e Rinisë/ Presidenti Begaj: Guximi dhe lëvizja rinore e dhjetorit 1990 i hapën rrugën Shqipërisë Evropiane

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka kujtuar 35-vjetorin e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, sakrificën dhe guximin e të rinjve që i hapën rrugën Shqipërisë drejt demokracisë dhe Europës.

Postimi i Presidentit Begaj:

“Si sot, 35 vjet më parë, në rrugët e Tiranës ushtoi thirrja e studentëve idealistë: ‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!’.

Guximi dhe lëvizja rinore e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë europiane.
Çdo hap që hedhim në këtë rrugëtim nderon guximin rinor që rrëzoi perden e hekurt që e ndante Shqipërinë nga Evropa”.

Presidenti Begaj, thekson se aspirata europiane e shqiptarëve është e pandarë nga idealet e lirisë dhe demokracisë së atyre ditëve.

 


Shtuar 8.12.2025 09:35