Sot dita e Republikës në Itali, Mattarella ndan mesazhin

Ditën e sotme Italia ka festuar ditën e Republikës.

Me kalimin e avionëve që lëshuan tym trengjyrësh në qiellin e Romës, u mbyll sot parada ushtarake për 76-vjetorin e Republikës Italiane.

Të lidhura

None found

Këtë vit takimi tradicional në via dei Fori Imperiali, i ndërprerë prej dy vitesh për shkak të Covid-it, u hap nga një përfaqësi e kryetarëve të bashkive me fashën trengjyrësh të ndjekur, nën duartrokitje, nga stafi i shëndetësisë civile, me kalimin e një helikopteri 118, për të simbolizuar të gjithë ata që kanë qenë në vijën e parë kundër pandemisë që ka goditur aq rëndë vendin.

Sipas La Repubblica, mëngjesi filloi me ngritjen solemne të flamurit në ‘Altare della Patria’ dhe homazhet për Ushtarin e Panjohur nga Presidenti i Republikës Sergio Mattarella me mbikalimin e Frecce Tricolori. Më pas Mattarella mori pjesë në paradën tradicionale ushtarake nga tribuna presidenciale së bashku me zyrtarët më të lartë të shtetit.

“Republika është e përkushtuar të krijojë kushte paqeje dhe Forcat e saj të Armatosura, mbi bazën e mandateve të besuara nga Qeveria dhe Parlamenti, kontribuojnë në këtë detyrë”, u shpreh Mattarella.

Kreu i shtetit theksoi se dita e sotme është e rëndësishme pasi pas dy vitesh mund të festojnë këtë ditë të shenjuar në mënyrën e duhur.

Mattarella mirëpriti 2300 qytetarë të përzgjedhur mes njerëzve me aftësi të kufizuara në Kopshtin Quirinale për Ditën e Republikës dhe i falenderon për praninë e tyre.

“Një ditë kaq e bukur nënvizon gëzimin e ditës për vendin tonë. Ju mirëpresim”, shton ai.

Rreth 5,000 njerëz marshuan, duke përfshirë personelin ushtarak, civil, organet e armatosura dhe të paarmatosura të shtetit me temë “Së bashku në mbrojtje të paqes”.


kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet