Sot Asambleja e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

Më shumë se dy muaj pas fitores në zgjedhjet lokale të 14 majit  disa skandaleve të njëpasnjëshme, Edi Rama ka thirrur sot Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Në orën 18:00 socialistët do të mblidhen për të bërë një analizë të votës së 14 majit dhe detyrat që lindin si politikisht dhe në mënyrën e organizimit të PS për zgjedhjet e 2025-ës.

Mbledhja vjen pak orë shkarkimit të ministres së financave Delina Ibrahimaj dhe emërimit të Taulant Ballës disa javë më parë si ministër i Brendshëm, post që më herët e ka mbajtur Bledi Çuçi i shkarkuar pas skandalit të fisit Rraja në Borizanë.

Pas skandaleve të javëve të fundit, nga arrestimet e dy ish-kryebashkiakëve të Durrësit dhe Kukësit e deri te kërkimi nga drejtësia i ish-numrit dy të qeverisë Arben Ahmetaj,  pritet të shihet se cili do të jetë qëndrimi i Edi Ramës përballë të tijve dhe votuesve të Partisë Socialiste.


Shtuar 26.07.2023 16:39