Sonila Bejtjës i ndërpritet mandati/ Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Begaj: Presidenti mund të shpallë vakancën

Gjykata Kushtetuese i ka hapur rrugën Presidentit të Republikës Bajram Begaj për të shpallur vakancën në vendin e anëtares Sonila Bejtja. Në vendimin e saj, GJK ka sqaruar se përbërja aktuale e saj ndodhet në një fazë tranzitore dhe se, për këtë periudhë, do të zbatohet parimi i përteritjes së pjesshme, për të rikthyer funksionimin e rregullt të institucionit.

Ky interpretim vjen si pasojë e nevojës për të balancuar afatet e mandateve, pas krizës kushtetuese dhe vonesave në emërime. Gjykata thekson se në të ardhmen do të aplikohet parimi i paprekshmërisë së mandatit 9-vjeçar, por në rastet aktuale duhet respektuar kalendari i përputhjes kushtetuese për përteritjen graduale të anëtarëve.

Tashmë me këtë vendim i takon tashmë Presidentit Begaj të ndërmarrë hapat për shpalljen e vakancës dhe nisjen e procedurave për emërimin e një anëtari të ri.


Shtuar 16.10.2025 17:46