Instituti për Hulumtime Politike në Shkup (IPIS) sot ka publikuar një sondazh për qëndrimet e qytetarëve dhe mbështetjen e tyre ndaj partive politike dhe politikanëve.
Vëmendje të lartë në sondazh ka marrë pyetja nëse qeveria e udhëhequr nga LSDM duhet të qëndrojë në pushtet deri në fund të mandatit të saj në vitin 2024 apo nëse duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare.
39.1% janë përgjigjur se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, 32.5% besojnë se qeveria aktuale duhet të vazhdojë punën, ndërsa 28.4% janë përgjigjur me “Nuk e di”.
Në pyetjen nëse formimi i Qeverisë së re e ka tejkaluar krizën politike në vend, 27.9 për qind janë përgjigjur me “po”, ndërsa 47,4 me “jo”, kurse 24,7 për qind thonë se “nuk e dinë”.
Nga IPIS thonë se anketa e shkurtër telefonike është kryer midis 4 dhe 6 majit, ndërsa janë realizuar anketa me gjithsej 1111 persona në mbarë vendin.