SONDAZHI/ Përmbyset lista e socialistëve në Elbasan, kush e zbriti Ballën nga podiumi?

Zgjedhjet parlamentare janë në prag dhe sondazhet janë mundësia më e përafërt për të hamendësuar lidhur me rezultatin e votimeve.

Një ndër qytetet ku pritet të ketë një sfidë të fortë është edhe qyteti i Elbasanit.

Në sondazhin e zhvilluar brenda 24 orëve në Albeu.com me një pjesëmarrje rekord të qytetarëve,  rezultatet kanë treguar se socialistët në Elbasan preferojnë më së shumti Albana Hanën, e cila në listën e PS-së është renditur e para.

KLIKO PËR TË MARRË PJESË NË SONDAZH!

Taulant Balla vërehet se ka zbritur një pozicion duke u renditur i dyti me 16.11%

Ndërkohë ministrja aktuale e Arsimit, Evis Kushi ka arritur të mbledhë 13.42% dhe është renditur e treta  në listë.

Kujtojmë se Balla u shpreh vetëm pak kohë më parë se PS do të marrë 8 mandate në qarkun e Elbasanit.

“Unë mendoj që Partia Socialiste e Shqipërisë do të marrë 8 mandate në qarkun e Elbasanit dhe në rast se opozita do të shkojë kështu mund të marrim dhe 9 mandate. Por gjithçka lidhet me seriozitetin e ekipeve që prezantohen. Mendoj që ekipi i PS është një ndërthurje mes eksperiencës dhe prurjeve të reja. Besoj se procesin që e nisëm dhe jemi duke konkluduar duke ngritur një dritare për të thithur figura të reja përmes portalit “Deputeti që Duam”. Është konturuar ekipi në Elbasan, po presim afatet e Kodit. Por është një ekip që respekton komunitetet në 7 bashkitë e qarkut pasi është shumë i madh. Besoj se çdo krahinë e Shqipërisë ka të drejtë për të pasur përfaqësuesin e saj në Kuvend”-u shpreh ai.

Shfletoni më poshtë për të shikuar të plotë galerinë me foto mbi rezultatin e sondazhit në kohë reale nga Albeu.com. /albeu.com/

PS, rezultatet ne qytetin e Elbasanit


Shtuar 6.04.2021 12:04