Sondazhi i McLaughlin/ Sa përqind e shqiptarëve votojnë në zgjedhje dhe cilat janë bindjet e votuesve

Një sërë sondazhesh janë kryer sërish në Shqipëri nga CEO i “McLaughlin & Associates”, John McLaughlin, sondazhisti i cili parashikoi rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.

Të publikuara në “Top Story”, sondazhi ishte realizuar në 15 ditët e fundit të muajit prill, ku përveç gjithë Shqipërisë, pyetjet janë bërë dhe në dy qarqet më të mëdhaja, Durrës e Shkodër.

Ndërkohë, pyetja e parë ishte: Në përgjithësi, kur ka zgjedhje në Shqipëri a votoni?

Ndërsa përgjigjet për çdo kategori ishin: gjithmonë, 66.4%, pothuajse gjithmonë, 25%, shumicën e herëve, 3%, votues për herë të parë, 5%, si dhe ndonjëherë ishin 0.6% e popullsisë.

Gjithashtu, shqiptarët janë pyetur se ku qëndrojnë më shumë votuesit dhe se si është bindja e tyre.

Përgjigjet për majtas janë, 46.3%, shumë majtas, 15.5%, disi majtas, 30.8%, në qendër, 12.3%, ndërkohë për djathtas, 37.6%, disi djathtas 18.6%, shumë djathtas, 19% e popullsisë.


Shtuar 29.04.2025 22:56