Para pak minutash, ka filluar seanca në Gjykatën e Elbasanit ndaj Sokol Mjacajt, i cili do të njihet me masën e sigurisë, për eliminimin në burgun e Peqinit Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.
Nga pamjet shihet një prani e shtuar e forcave të policisë në sallën e gjyqit, teksa dy efektivë qëndrojnë afër Mjacajt.
Mjacaj mbërriti në Gjykatën e Elbasani,t nën masa të rrepta sigurie.
Në dëshminë e dhënë më parë përpara hetuesve, Mjacaj ka deklaruar se aktin e rëndë e kreu pas një sherri banal me Arben Lleshin dhe pasi mësoi nga të burgosurit e tjerë se do të izolohej në qelitë e 41-bisit, shkoi për ta eliminuar në qelinë ku ai qëndronte.
Gjithashtu, 28-vjeçari është pyetur edhe për porosinë që dyshohet se e ka marrë nga jashtë.
Ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim, duke thënë se ngjarja ka ndodhur pas një sherri që ka pasur me viktimën.
Hetuesit kanë dyshime se Mjacaj, është porositur nga persona të tjerë për asgjësimin e Lleshit dhe për këtë kanë kryer edhe kontrolle në banesën e Mjacajt në Dukagjin, por edhe të vëllait të tij.