Këtë të hënë, gazetari Sokol Balla, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, për t’u marrë në pyetje lidhur me dosjen “Balluku”.
Mësohet se Sokol Balla, është thirrur nga prokurori Dritan Prençi në cilësinë e ish-bashkëshortit të Ballukut, e cila është pezulluar nga detyra si zv.kryeministre dhe SPAK kërkon heqjen e imunitetit të saj për t’i hapur rrugën arrestimit.
Ndërkohë ditën e sotme, pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve me drejtues kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi për të shqyrtuar kërkesën e SPAK.
Nëse miratohet heqja e imunitetit, autoriteteve do t’u hapet rruga për të vijuar me procedurat ligjore ndaj Ballukut, përfshirë masat e mundshme të sigurisë, si arrest me burg, arrest shtëpie apo kontroll banese.
Mbledhja zhvillohet pas vendimit të Gjykata Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e vendimit të Gjykata e Lartë që kishte shkarkuar zv/kryeministren nga funksionet publike.
