Sociologët: Rënia e lindjeve, emergjencë kombëtare

Raporti i fundit i OKB-së që parashikon rënien me 4 herë të lindjeve në Shqipëri në 3 dekadat e ardhshme, për sociologët është në një kambanë alarmi.
Gëzim Tushi thotë se kjo çështje duhet të konsiderohet si emergjencë kombëtare për të nisur sa më parë zbatimi i skemave të reja mbështetëse për të rritur numrin e lindjeve në popullatë.

Qeveria po mendon të ndryshojë skemën e bonusit të bebes që aktualisht jep 40 mijë lekë të reja për fëmijën e parë, 80 për të dytin dhe për fëmijën e tretë 120 mijë lekë.

Ekspertët thonë se ndryshimi i skemës së bonusit të bebes duhet të shoqërohet edhe me paketa shtesë për nënat e reja, një praktikë e njohur në vendet europiane.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në 2024-ën lindjet ranë me 5%, shifra më e lartë historike.


Shtuar 27.04.2025 23:34