Socialistët votojnë kundër, refuzohen dy amendamentet e Berishës për buxhetin 2025

Maxhoranca socialiste, ka rrëzuar dy amendamentet e kryetarit të PD-së Sali Berisha, të propozuara në Kuvend.

Berisha propozoi pezullimin e PPP-ve, deri në vendosjen e minimumit jetik 200 euro për çdo qytetar.

Pas hedhjes në votim, amendamentet u rrëzuan nga moazhoranca me 72 vota kundër dhe me vetëm 36 vota pro.

Amendamentet e propozuara nga Berisha:

1. Pezullimim e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë.

2. Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve.


Shtuar 3.12.2024 11:26