Ka nisur numërimi i votave në 5 bashkitë, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore. Në Berat janë në total 116 kuti për të regjistruar vullnetin e qytetarëve. Deri më tani janë numëruar 10 kuti, ku kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Ervin Ceca, me 1,105 vota. Kandidati i pavarur, i mbështetur nga Partia Demokratike, Pavllo Shkarpa, ka siguruar 227 vota.
Sakaq edhe në Tepelenë duket një trend bindshëm drejt kandidatit socialist. Gramoz Sako figuron me 296 vota, ose mbi 84%, kundrejt vetëm 56 votave të kandidatit të pavarur që mbështetet nga PD-ja, Gabriel Guma.
Krahas numërimit manual, po testohet edhe numërimi me Inteligjencë Artificiale, një proces që kryhet për herë të parë në vend, duke synuar një verifikim më të shpejtë dhe më të saktë të rezultatit për kutitë e votimit.
