DOKUMENTI/ Socialistët denoncojnë demokratët te Nikolla: Bardhi gjuajti kryetaren, Nallbati-Sinajn, kurse Albana Vokshi…

13 deputetë të PS-së i kanë kërkuar Kuvendit marrjen e masave disiplinore ndaj 7 deputetëve të PD-së, të cilët sipas socialistëve u përfshinë në ngjarjet e dhunshme pasditen e djeshme në seancë plenare.

Socialistët kërkojnë përjashtimin e deputetëve; Flamur Nokën, Gazmend Bardhin, Bledian Nallbati, Edi Paloka, Albana Vokshi, Lefter Gështenja dhe Saimir Korreshi.

Sipas tyre, Bardhi tentoi të gjuante me shishe uji kryetaren e Kuvendit, kurse Bledion Nallbati u përplas  me Vullnet Sinajn, ndërkohë që të tjerët penguan zhvillimin normal të seancës plenare.

AlbEu sjell pjesë nga shkresa:

“Deputetët Flamur Noka, Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Albana Vokshi penguan zhëillimin normal ti seancës plenare që ne nisje te saj duke zaptuar foltoren, si dhe duke mos lejuar diskutantët e registruar te mbanin fjalën e tyre.

Deputeti Flamur Noka nuk lejoi asnië deputet të regiistruar të mbante fjalën duke iu afruar e penguar gjate diskutimit. Gjithashtu deputeti Noka i hoqi kartën nga pajisja deputetit Ismet Beqiraj duke mos e lejuar që të perfundonte fialën.

Deputeti Gazmend Bardhi perveç veprimeve të mèsipërme tentoi te godiste Kryetaren e Kuvendit me shishen ujit e cila ishte në foltorë. Gjithashtu deputeti Bardhi gate kohës qe deputetja e Partise Socialiste Klodiana Spahiu u ngrit për te mbajtur fjalen e saj, ai i hogi kartën nga pajisja elektronike duke i hequr kështu te drejtën pêr te folur.

Deputeti Edi Paloka pengoi deputetat e Partise Socialiste të mbanin fjalên e tyre, u be pjesë e konfliktit mes deputetëve Nallbati dhe Sinaj duke debatuar, si dhe gate kohës që deputeti Bujar Cela po fliste i hoëi kartën nga pajisja elektronike duke i hequr te drejtën e fjalës.

Deputeria Albania Vokshi pengoi gëate gjithe kohës zhvillimin normal të seancës plenare, si dhe gate kohës që deputeti Fadil Nasufi mori fjalën i hoëi karten nga pajisja elektronike duke mos e lejuar te fliste.

Deputetët Samir Korreshi dhe Lefter Gështenja penguan zhvillimin normal të seances duke bllokuar foltoren.

Sa me sipër, bazuar ne nenin 63, pika I gërma d), dhe nenin 65/I te Rregullores se Kuvendit ta Republikes se Shëipèrisë dhe ne nenin 3, germa dh) dhe 2), nenin 8, pika 2 gërma b) dhe nenin 33 të Kodit te Sjelljes së Deputetit te Kuvendit te Republikës se Shqiperisë, paraqesim kerkesen si më poshtë:

– Marrijen e masës disiplinore ndaj deputetëve Garmend Bardhi. Bledion Nallbati, Flamur Noka. Edi Paloka. Albana Vokshi. Samir Korreshi dhe Lefter GEshtenja.

– Mbledhjen e Sekretariatit per Procedurat. Votimet dhe Etiken për vlerësimin e masës disiplinore”. 


Shtuar 31.10.2023 14:09