Slogani nacionalist serb “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, është vendosur në hyrje të Ambasadës së Kosovës në Oslo. Një veprim i tillë është dënuar nga ambasada, ku thuhet se ky akt është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën.
“Thellësisht të shqetësuar për imazhin alarmant dhe sloganin nacionalist serb të vendosur në hyrje të ambasadës sonë në Oslo. Ky akt është kërcënim i drejtpërdrejtë për Republikën e Kosovës, stafin e ambasadës, shkel normat ndërkombëtare, si dhe minon parimet e diplomacisë dhe respektit të ndërsjellë”, thuhet në reagim.