S*ks skanadali në zyrën e bashkisë Kukës, botohet në fletoren zyrtare shkarkimi i Safet Gjicit

Është botuar në fletoren zyrtare shkarkimi i Safet Gjicit. Vendimi për shkarkimin e tij mban datën 16 qeshor,  vendimi është marrë me arsyetimin ‘për shkak të shkeljeve të rënda’.

Më datë 16 qershor u publikua në rrjtete socialie video erotike e Safet Gjicit, i cili kryente marrëdhënie seksuale me 40-vjeçaren Alma.K në zyrën e bashkisë.

GJKKO la dje në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kryebashkiakun kuksian, Safet Gjici dhe “arrest shtëpi”, për vajzën e cila u shfaq në videon erotike, Alma.K.

Safet Gjici u arrestua ditën e shtunë me kërkesë të SPAK. Ai akuzohet për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyra, ndërsa Alma.K akuzohet për korrupsion aktiv. Gjici me këtë akuzë rrezikon deri në 7 vite burg, por kjo varet nga fakti se si do të shkojë çështja ndaj tij.

Ndërkohë, Alma.K në dëshminë e saj ka thënë se është takuar vetëm dy herë me Gjicin, ku herën e parë i ka prezantuar projektin për qentë dhe sipas saj është ndjerë e ngacmuar seksualisht nga vetë ai.

Kur shkoi herën e dytë në zyrë, vendosi vetë të pranojë seks oral me krybashkiakun, ndërsa kishte aktivizuar dhe aparatin e filmimit. Ditën kur edhe janë filmuar skenat intime, ajo thotë, se kishte marrë me vete një çantë dhe dosjet me projektin që kërkonte nga bashkia e Kukësit në lidhje me qentë.

Pjesë nga biseda e Gjicit me Almën për tenderin e qenve:

Safet Gjici: Kjo merret me këto qentë e rrugës., Shikoja projektin dhe pastaj flasim si do e kalojmë si projekt në këshill për vendimmarrje. Kostot për një qenë. Ne mbledhim qentë i grumbullojmë këta i marrin i çojnë atje.
Punonjësi: Si veprojmë ne?
Alma K.: Lidhim një kontratë dhe bëjmë një preventiv sa qen mund të jenë për 6 muaj ose një vit. E supozojmë 50 ose 100. Kostoja për një qen në muaj shkon te 60 mijë lekë të vjetra. Flas me ushqim, veteriner të gjitha. Këtu kemi dhe niptin. Kontratën e qirasë së ambientit. Po përpiqem ta zgjerojmë sepse është vendi shumë i vogël dhe nuk e lejon.
Punonjësi: Sa është kosto se duhet me e kalu në këshill ne e ke parasysh…
Alma K.: Varet sa keni ju? Sa qen keni ju varet
Punonjësi: Do më japësh një numër kontakti mua
Alma K.: Se i kam në makinë telefonat
Punonjësi: Do më sjellësh një draft marrëveshje
Alma K.: Ne bëmë para dy vitesh një marrëveshjen me bashkinë e Librazhdit, eci mirë. Se aprovoni është pjesa juaj.
Punonjësi: Do shikojmë edhe mundësitë.
Alma K.: Ok se bashki e vogël është./Albeu.com


Shtuar 27.06.2023 12:14