skenare Archives - Albeu.com

Zgjedhjet e 11 majit/ Vullnet Sinaj kandidati i Erion Veliajt në Vlorë, skenarë për trafikim vote
Fushata elektorale po shkon drejt javëve të fundit dhe pritet që beteja midis kandidatëve, sidomos atyre në listat e hapura, të thellohet.

Përtej përplasjeve brenda llojit dhe debateve me opozitën, ka dhe deputetë të cilët po trafikojnë votën e tyre, duke përfituar nga marrëdhëniet që kanë në rrethe të ndryshme.

Një nga rastet më klasike, është ai i deputetit Vullnet Sinaj, i cili dikur deklaroi se do të largohej nga politika, më pas tashmë ka hyrë në garë, CNA ka mundur të investigojë dhe zbulojë lidhje të forta se si Vullnet Sinaj, nëpërmjet strukturave të ndryshme, bizneseve që ka në dispozicion, por dhe marrëdhënieve, siç e ka raportuar CNA, direkte, me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, që ndodhet në burgun e Durrësit, po tenton të bëjë shkëmbim votash.

Në Tiranë, Vullnet Sinaj, ka dhënë orientime për të votuar Fatmir Xhafajn, pra deputetin e dalë nga drejtorët e dosjes “5D”. Pra, nga Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Erion Veliajt, në vitin 2021.

Tani në vitin 2025, Xhafaj ka gjetur një tjetër skemë, orienton njerëzit e tij në Vlorë, votoni Vullnet Sinajn dhe Vullnet Sinaj nga ana tjetër, i jep votat Fatmir Xhafajt në Tiranë.

Duket si një lojë e thjeshtë politike, midis dy kolegësh, por në fakt nuk është e tillë. CNA, ka mundur të investigojë se po bëhet një betejë e fortë nga burgu i Durrësit, për të orientuar votën, pra Erion Veliaj, është përfshirë në një aksion politik.

Gjithashtu, deputeti i drejtorëve të dosjes “5D”, Fatmir Xhafaj, është jo vetëm në listën e hapur në Tiranë, por kërkoi që me influencën e tij të “trafikojë” vota në qarqe të ndryshme, duke përfshirë kandidatë të Partisë Socialiste, “unë të jap 5 apo 10 votat e mia që kam në Pogradec, Vlorë a gjetkë dhe ti më jep mua ato në Tiranë”.

E njëjta skemë po përdoret me Vullnet Sinaj, ku jo vetëm Fatmir Xhafaj, por dhe familjarë të tij, po kërkojnë votën për Vullnet Sinajn në Vlorë, me kthimin e votës, duke votuar njerëzit e Xhafajt për Vullnetin në Vlorë. Njerëzit e Vullnetit, përfshirë këtu struktura të biznesit etj., të votojnë për Fatmir Xhafajn.

Skema është e qartë dhe ashtu siç CNA raportoi, që “Latifi” i Erion Veliajt, po kërkon të zgjidhet deputet duke bërë pazare dhe trafikim vote, nga një qark në një qark tjetër.

Megjithëse muaj më parë deklaronte se do të tërhiqej nga politika, tani jo vetëm ka hyrë në listë, por kthehet në “Latifin” e Erion Veliajt, në një bashkëpunim që nuk është vetëm nëpërmjet Fatmir Xhafajt, por edhe nëpërmjet vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj.

Ky i fundit, është njeriu që shpërndan paratë në media për deputetin socialist dhe nëpërmjet reklamave ashtu siç CNA e ka thënë shpesh, politika kap median dhe e shfrytëzon atë për propagandën e saj.

CNA, do të sjellë të tjera detaje dhe fakte se si persona të caktuar janë përfshirë në këtë fushatë, familjarë, të afërmit e Fatmir Xhafajt, individë me të shkuar kriminale, të cilët kërkojnë votën në Vlorë për llogari të Vullnet Sinajt dhe ky i fundit më pas e kthen respektin dhe nderin e votës që merr në Vlorë, duke votuar Fatmir Xhafajn në Tiranë.

Bashkimi i të dy kandidatëve është Erion Veliaj që ndodhet në burgun e Durrësit, por dhe një skemë, e cila përtej faktit që duket interesante është një skandal brenda socialistëve, sepse tregon një ndarje të madhe dhe një betejë të ashpër brenda llojit, duke krijuar intriga, thika pas shpine dhe skema apo skenarë për të goditur një koleg apo një tjetër, përfshirë këtu edhe sulme në media që paguhen nga Vullnet Sinaj, apo janë paguar nga inceneratorët, nga dosja “5D” e kështu me radhë./ Burimi: CNA.al

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Vullnet Sinaj kandidati i Erion Veliajt në Vlorë, skenarë për trafikim vote appeared first on Albeu.com.

Çfarë do të ndodhë nëpër botë gjatë vitit 2023? Ja cilat janë 10 skenarët
Nga Richard Haass “Project Syndicate”

Përktheu Alket Goce-Albeu.com

Lojtari amerikan i bejsbollit Lawrence “Yogi” Berra citohet të ketë thënë në një rast:“Është e vështirë të bësh parashikime, sidomos për të ardhmen!”.

Pavarësisht nëse e ka thënë vërtet këtë gjë apo jo, argumenti i tij vlen. Gjithsesi, ja cilat janë 10 parashikimet e mia për botën për vitin që sapo ka nisur.

Së pari, lufta në Ukrainë, çështja dominuese e vitit 2022, do të vazhdojë, edhe pse në një nivel më pak intensiv. As Rusia dhe as Ukraina nuk do të jenë në gjendje të arrijnë një fitore të plotë ushtarake, gjithnjë nëse me fitore kuptohet shpartallimi i palës tjetër dhe si diktimi i kushteve të një zgjidhjeje territoriale ose politike të pasluftës.

Fitore nuk do të arrijnë as diplomatët, nëse ajo përkufizohet si arritja e një marrëveshjeje që të dyja qeveritë që janë të gatshme ta nënshkruajnë dhe respektojnë. Paqja kërkon udhëheqës që janë të gatshëm dhe të aftë për kompromise, dy elementë që mungojnë dukshëm (edhe pse për arsye të ndryshme) nga të dyja palët.

Së dyti, ndërsa shumë politikë-bërës janë të përqendruar tek potenciali i një lufte SHBA-Kinë mbi Tajvanin, kjo gjë duket shumë e pamundur të ndodhë këtë vit. Udhëheqësi kinez Xi Jinping është zënë duke u përballur me një rritje dramatike të rasteve me Covid-19 që po nxjerr jashtë funksionit sistemin e kujdesit shëndetësor të vendit të tij, po ngre pikëpyetje në lidhje me kompetencën e Partisë Komuniste në pushtet, dhe po e dobëson më tej atë që ishte tashmë një ekonomi më një ritëm të ngadalësuar.

Kina nuk e ka braktisur aspak synimin e saj për të vendosur nën kontroll Tajvanin, madje edhe me forcë nëse është e nevojshme. Por ndërsa do të vazhdojë të rrisë presionin mbi Tajvanin, ka të ngjarë që t’i ketë shtyrë me të paktën disa vjet veprimet më agresive.

Së treti, ngjarja e vitit do të jetë shfaqja e Japonisë si një aktore gjeopolitike e madhe. Rritja ekonomike e ekonomisë së tretë më të madhe në botë është rishikuar me tendencë rritje në 1.5 për qind, ndërsa shpenzimet e mbrojtjes po shkojnë drejt dyfishimit, duke arritur në 2 për qind të PBB-së.

Duke pasur një nga ushtritë më të afta në rajon, Japonia do të lidhet më ngushtë me SHBA-në për të penguar ose nëse është e nevojshme për ta mbrojtur Tajvanin nga agresioni kinez. Më shumë sesa për Gjermaninë, 2023-shi do të jetë viti kur Japonia do të hyjë në epokën e pas Luftës së Dytë Botërore.

Së katërti, është gati e sigurt që Koreja e Veriut do të kryejë testin e saj të shtatë bërthamor, përveç testeve të shpeshta të raketave balistike. As Koreja e Jugut dhe as SHBA-ja nuk do të jenë në gjendje të parandalojnë veprime të tilla, ndërsa Kina, i vetmi vend në gjendje ta bëjë këtë, nuk do përdorë levat e saj të konsiderueshme për të mos e dobësuar fqinjin e saj, duke vënë në lëvizje dinamika që mund të shkaktojë destabilitet në periferinë e saj.

Së pesti, marrëdhëniet transatlantike, që sot janë më të forta tani për tani për shkak të një vullneti të përbashkët për t’i bërë ballë pushtimit të Rusisë dhe ndihmuar Ukrainën, do të vuajnë nga fërkimet e shtuara, për shkak të pakënaqësisë së evropianëve me proteksionizmin ekonomik të SHBA-së dhe pakënaqësisë së amerikanëve me varësinë e vazhdueshme ekonomike të kontinentit nga Kina. Ato mund të vuajnë edhe si pasojë e ndryshimeve në qasje mbi mbështetjen ushtarake, ekonomike dhe diplomatike për Ukrainën dhe mbi nivelet e shpenzimeve në mbrojtje.

Së gjashti, ekonomia globale ka të ngjarë të zgjerohet më ngadalë se sa parashikojnë aktualisht shumica e analistëve. FMN po parashikon një rritje globale 2.7 për qind. Por

shifra reale mund të jetë më i ulët. Kjo për shkak të keq-menaxhimit të Covid-19 nga Kina, vazhdimit të uljes së normës së interesit nga Rezerva Federale e SHBA, destabiliteti politik në pjesë të Afrikës dhe Amerikës Latine, ngjarjet ekstreme të motit dhe ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit.

Së shtati, Konferenca vjetore e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP28 mbahet këtë vit në Dubai) do vazhdojë të zhgënjejë. Në kushtet kur shqetësimet ekonomike afatshkurtra po i tejkalojnë konsideratat afatmesme dhe afatgjata mbi klimën, efektet e ngrohjes globale ka të ngjarë të përkeqësohen ndjeshëm.

Së teti, marrëdhëniet izraelito-palestineze do të bëhen më të dhunshme pasi ndërtimi i vendbanimeve nga Izraeli do të zgjerohet, dhe diplomacia nuk po tregon asnjë perspektivë për krijimin e një shteti palestinez, me kushtet që mund të pranohen nga të dyja palët.

Së nënti, India do të vazhdojë të zhgënjejë ata që parashikojnë gjëra të mëdha për të. Ajo do vazhdojë të blejë armë dhe naftë nga Rusia, dhe do t’i përmbahet mos-angazhimit, edhe pse kërkon më shumë ndihmë nga Perëndimi kundër Kinës. Po ashtu ekziston rreziku që India të vazhdojë të bëhet gradualisht më jo-liberale dhe më pak laike.

Së fundi, Irani ka të ngjarë të jetë çështja dominuese e këtij viti. Protestat kundër regjimit

do të përshkallëzohen për shkak të përkeqësimit të situatës ekonomike dhe përçarjeve brenda udhëheqjes, nëse do të arrihet një kompromis apo do arrestohen dhe vriten protestuesit.

Marrëveshja bërthamore e 2015-ës nuk do të rikthehet më, duke pasur parasysh ndihmën ushtarake të Iranit për Rusinë dhe dëshirën e SHBA-së për të shmangur ndihmën ndaj ekonomisë së një regjimi armik. Udhëheqësit iranianë mund të zgjedhin të vazhdojnë programin e tyre me shpresën e arritjes së një përparimi vendimtar, apo për të provokuarn një sulm nga Izraeli, skenar që do t’i lejonte të bënin thirrje për unitet kombëtar.

Një mundësi tjetër është që kohezioni i forcave të sigurisë t’i lërë vendin luftës civile. Për herë të parë që nga rënia e Shahut në vitin 1979, e ardhmja e Republikës Islamike do të jetë në dyshim serioz. Për të gjitha këto që përmenda më lart, 2023-shi mund të mos jetë një vit i ri i lumtur, por do të jetë me siguri një vit interesant.

Shënim:Richard Haass, drejtues i think-tankut “Council of Foreign Relations”. Më herët ka qenë Drejtor i Planifikimit të Politikave për Departamentin e Shtetit të SHBA (2001-2003).

The post Çfarë do të ndodhë nëpër botë gjatë vitit 2023? Ja cilat janë 10 skenarët appeared first on Albeu.com.

Tensioni në maksimum, 5 skenarët e një lufte Greqi-Turqi
Situata në Egje mes Greqisë dhe Turqisë duket më e shtensionuar ditët e fundit, megjithatë rreziku për një “stuhi” ditët e ardhshme mbetet ende i lartë, duke para retorikat që po përdoren nga drejtuesit më të lartë të të dy vendeve, por edhe për artilerinë e rëndë që po vërtitet rreth ishujve.

Anlistët ngrenë alarmin se “qetësia” që po mbizotëron në Egje ditët e fundit mund t’i japë kohë palës turke që të bëjë përgatitjet që të shfaqë të njëjtin agresion edhe në pjesën tjetër të Mesdheut, duke bërë që tensionet mes dy vende të përshkallëzohen edhe më shumë.

“Fakti që flota turke është ankoruar në baza specifike detare në brigjet e Azisë së Vogël, duke shmangur daljen në det të hapur, nuk do të thotë domosdoshmërisht se turqit duan të shmangin tensionin. Përkundrazi, tregon se ata mund të përgatiten të vazhdojnë me diçka të rëndësishme, duke kryer riparime në anijet e tyre, duke furnizuar forcat e tyre dhe duke rritur gatishmërinë e ekuipazheve të tyre”, raportojnë të njëjtat qarqe, duke shtuar se e vetmja mospërputhje është rritja veçanërisht. Aktiviteti i dronëve turq, të cilët çdo ditë kryejnë dhjetëra shkelje të hapësirës ajrore greke mbetet një rrezik konstant për përshkallëzimin e tensioneve të mëtejshme.

Meqënëse si Turqia ashtu edhe Greqia janë të dy vende anëtare të NATO-s kjo çështje ak marrë një vëmendje të madhe dhe nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë përgatitur edhe 5 skenarët e mundshëm në rast përplasjeje mes dy vendeve.

■ Skenari i parë

Një nga skenarët është që forcat ushtarake turke të bllokojnë ishujt e vegjël grek që ndodhen pranë Turqisë, me pretekstin për çmilitarizimin e anijeve luftarake. Sipas analistëve kjo do të bënte që të ndërpritej marrëdhënia dhe komunikimi mes ishujve grekë me njëri-tjetrin.

■ Skenari dytë

Një skenar tjetër që forcat turke mund të përdorin është edhe përdorimi i emigrantëve që kalojnë në Egje apo Mesdhe. Forcat turke mund të bëjnë ndalimin e tyre dhe duke i zhvendosur ata në ishujt shkëmborë grekë, dhe më pas në pretekstin e kërkim shpëtimit të pretendojnë edhe hapësirat territoriale duke i bërë të tyret.

■ Skenari i tretë

Një tjetër skenar që turqit mund të përdorin për të marrë kontroloin e ishujve grejkë ëhstë duke çuar anijet e shpimit në jug të Kretës pranë kufijve turko-libianë, të cilat gjithashtu prtetendohen se janë në kufijtë e Greqisë. Nëse realizohet ky plan atëherë pala turke mund të instalojë forcat e veta pranë bazës detare në Misratë.

■ Skenari i katërt

Krijimi i një krize të tipit Imia, nëpërmjet pushtimit të një ishulli shkëmbor të pabanuar, grek, i cili ndodhet pranë bregdetit turk.

■ Skenari i pestë

Pushton një ishull që ka pak ose aspak banorë të përhershëm në të, por që ruhet nga një detashment i vogël ushtarak. Ky është një nga skenarët më kompleksë që Pentagoni po punon, pasi në këtë rast turqit do të kenë kryer një operacion të posaçëm ushtarak në tokën greke, duke mbajtur peng ushtarakët grekë. Sipas këtij skenari, në këtë mënyrë ata do të kërkojnë të mos goditen nga forcat detare apo ajrore se përndryshe mund të rrafshojnë ishullin, duke iu drejtuar reflektorëve diplomatikë të SHBA-së apo BE-së.

Nga ana tjetër Turqia prej disa muajsh po luan të gjitha kartat diplomatike duke iu drejtuar BE-së dhe SHBA-së për çmilitarizimin e ishujve grekë, pasi i konsideron si rrezik i mundshëm për vendin e tyre./abcnews.al

The post Tensioni në maksimum, 5 skenarët e një lufte Greqi-Turqi appeared first on Albeu.com.

Tre mënyra se si kjo luftë mund të përshkallëzohet dhe të përfshijë edhe NATO-n
Ministrat e NATO-s janë takuar në Bruksel javën e kaluar për të diskutuar se sa larg duhet të shkojnë në sigurimin e pajisjeve ushtarake për Ukrainën.

Sfida për NATO-n gjatë gjithë kësaj lufte ka qenë se si t’i jepte aleatit të saj Ukrainës mbështetje të mjaftueshme ushtarake për t’u mbrojtur pa u përfshirë në konflikt dhe pa u gjetur në luftë me Rusinë.

Qeveria ukrainase ka qenë e qartë në thirrjet e saj për ndihmë.

Nëse do të ketë ndonjë shans për të shmangur sulmin e ardhshëm rus në rajonin e Donbasit në lindje të vendit, thotë ai, atëherë ka nevojë urgjente për një furnizim me Javelin të Perëndimit, NLAË (armë e lehtë antitank e gjeneratës së ardhshme), raketat antitank dhe kundërajror Stinger dhe Starstreak që forcat e saj i kanë përdorur tashmë për një efekt të tillë në këtë luftë.

Kaq po bëhet. Por Ukraina dëshiron më shumë.

Ajo kërkon tanke, avionë luftarakë, drone dhe sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore raketore për të kundërshtuar përdorimin në rritje të Rusisë të sulmeve ajrore dhe raketave me rreze të gjatë veprimi, të cilat në mënyrë të vazhdueshme po i varfërojnë rezervat strategjike të Ukrainës me karburant dhe sende të tjera thelbësore.

Pra, çfarë saktësisht, mund të pyesin shumë njerëz, po e pengon NATO-n? Përgjigja është përshkallëzimi.

Ka një sërë skenarësh të mundshëm, por BBC ka përmeduar tre më të mundshmit që mund të ërshkallëzojnë luftën dhe të përfshijnë edhe NATO-n.

1. Një raketë anti-anije e furnizuar nga NATO, e lëshuar nga forcat ukrainase në Odesa godet dhe fundos një anije luftarake ruse në det të hapur në Detin e Zi me humbjen e afro 100 marinarëve dhe dhjetëra marinsave. Një numër i vdekjeve të kësaj përmasash në një goditje të vetme do të ishte i paprecedentë dhe Putini do të ishte nën presion për t’u përgjigjur në një formë.

2. Një sulm raketor strategjik rus synon një kolonë furnizimi me pajisje ushtarake që kalon nga një vend i NATO-s, si Polonia ose Sllovakia, në Ukrainë. Nëse do të kishte viktima në anën e kufirit të NATO-s, kjo potencialisht mund të shkaktonte nenin 5 të kushtetutës së NATO-s, duke e sjellë të gjithë aleancën në mbrojtjen e vendit të sulmuar.

3. Mes luftimeve të ashpra në Donbas ndodh një shpërthim në një objekt industrial që rezulton në çlirimin e gazeve kimike toksike. Ndërsa kjo ka ndodhur tashmë, nuk raportohet për vdekje. Por nëse do të rezultonte në llojin e viktimave masive që shihen në përdorimin e gazit helmues nga Siria në Ghouta dhe nëse zbulohej se ishte shkaktuar qëllimisht nga forcat ruse, atëherë NATO do të ishte e detyruar të përgjigjej.

Është krejtësisht e mundur që asnjë nga këta skenarë të mos realizohet.

Por ndërkohë që kombet perëndimore kanë shfaqur një shkallë të rrallë uniteti në forcën e reagimit të tyre ndaj pushtimit të Rusisë, ka sugjerime se ata thjesht po reagojnë dhe nuk po mendojnë se si duhet të jetë fundi i lojës./albeu.com

The post Tre mënyra se si kjo luftë mund të përshkallëzohet dhe të përfshijë edhe NATO-n appeared first on Albeu.com.

Pesë skenarë se si mund të përfundojë lufta
Mes mjegullës së luftës, mund të jetë e vështirë të shihet rruga përpara. Këtu janë disa skenare sesi mund të përfundojë lufta.

Luftë e shkurtër

Rusia shton operacionet e saj ushtarake me sulme shkatërruese. Mijëra vdesin, Kievi bie, presidenti i Ukrainës vritet ose arratiset dhe Rusia instalon një regjim kukull pro-Moskës. Ky do të ishte një rezultat i paqëndrueshëm, i prekshëm ndaj kryengritjeve dhe konflikteve të ardhshme.

Luftë e gjatë

Ndoshta më shumë gjasa. Ndoshta forcat ruse ngecin, me moral të ulët dhe logjistikë të dobët. Ata mund të luftojnë për të kontrolluar edhe qytetet e pushtuara. Me kalimin e kohës, forcat e Ukrainës bëhen një kryengritje efektive, ndërsa Perëndimi vazhdon të furnizojë me armë. Ndoshta pas shumë vitesh, Rusia përfundimisht largohet.

Luftë në Europë

Putini mund të dërgojë trupa në ish-republikat sovjetike si Moldavia dhe Gjeorgjia, që nuk janë pjesë e NATO-s. Ose mund të ketë thjesht llogaritje të gabuara dhe përshkallëzimi. Putini mund të rrezikonte nëse mendonte se kjo ishte mënyra e vetme për të shpëtuar udhëheqjen e tij, nëse përballej me disfatën, ai mund të tundohej të përshkallëzohej më tej.

Zgjidhja diplomatike

Duke rënë dakord tashmë për bisedimet, edhe nëse ato nuk kanë bërë shumë përparim, Putin duket se të paktën ka pranuar mundësinë e një armëpushimi të negociuar. Nëse lufta shkon keq për të, Putini mund të gjykojë se vazhdimi është një kërcënim më i madh udhëheqësi sesa poshtërimi për t’i dhënë fund.

Rrëzimi i Putin

Mund të duket e paimagjinueshme. Megjithatë bota ka ndryshuar ditët e fundit. Nëse lufta është katastrofike për Rusinë, mund të ketë kërcënim të revolucionit popullor. Dhe nëse ata që kanë përfituar nga Putini nuk mendojnë më se ai mund të mbrojë interesat e tyre, një rezultat i tillë mund të mos jetë i pabesueshëm./Marrë nga BBC, albeu.com

The post Pesë skenarë se si mund të përfundojë lufta appeared first on Albeu.com.

DW zbardh skenarët e luftës: Ukraina do të mbijetojë, por Perëndimit duhet t’i vijë turp
E enjte, 24 shkurt 2022, këtë ditë nuk do ta harrojmë kurrë. Ditën, kur udhëheqja e çmendur ruse, nisi një luftë të madhe kundër Ukrainës. Ditën, për të cilën ukrainasit dhe miqtë e tyre në mbarë botën prej kohësh ishin të përgatitur, e megjithatë shpresonin, se ajo nuk do të vinte kurrë. Ditën, në të cilën Kremlini thjesht ndezi një luftë në Europë.

Shumë shtrojnë pyetjen me habi: Si mundi të arrihet deri këtu? Përgjigjen e jep një citat i Winston Churchill-it: “Ju kishit mundësinë e zgjedhjes mes luftës dhe turpit. Ju zgjodhët turpin dhe tani po merrni luftën.” Përmasat e ndërhyrjes nuk lenë asnjë dyshim: Trupat ruse kanë sulmuar Ukrainën, po ashtu si përpara rreth 100 vjetësh, kur Ukraina për herë të parë shpalli pavarësinë. Pasojat e këtij hapi monstruoz do ta trondisin botën.

Një përgjegjësi të madhe për këtë zhvillim e mban Perëndimi. Kur Rusia më 2014 për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së saj më 1991 sulmoi Ukrainën dhe aneksoi Krimenë, Perëndimi vendosi për turpin, sipas citatit të Churchill-it. Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të SHBA-së, Gjermanisë dhe shteteve të tjera kryesuese perëndimore e kanë mbajtur me të dyja duart qeverinë ukrainase duke iu lutur, të mos bëjë rezistencë. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk duhej „provokuar” në asnjë mënyrë. Motivi: Perëndimi i druhej pikërisht 100 vjet pas Luftës së Parë Botërore një vatre të re lufte botërore. Ndonëse e kuptueshme, ky ishte një gabim fatal.

Rusia e dehur nga suksesi në Krime vazhdoi më tej me luftën në Donbas në lindje të Ukrainës. Perëndimi në të kundërt me shumë ngurrim e pajisi Ukrainën me armë (Gjermania e refuzoi tërësisht këtë hap) dhe druhej të vendoste masa të ashpra ndërshkuese ndaj Moskës. Vetëm pas goditjes ndaj avionit malaizjan të pasagjerëve MH17 pati sanksione të caktuara kundër ekonomisë ruse. Por ato ishin të kufizuara dhe të dobëta, aq sa Rusia arriti në konkluzionin, se mund të vazhdonte pa hasur në ndonjë rezistencë serioze.

Edhe Ukraina e ka nënvleftësuar shkallën e marrëzisë së udhëheqjes së Moskës dhe qendrimin e pjesës së madhe të popullsisë ruse, që nuk e percepton Ukrainën si një shtet të pavarur. Megjithatë shumë ukrainas flinin mbi dafinat e sigurisë: „Ne jemi fqinjë, far e fis – Rusia nuk do të tentojë luftë të hapur”. Edhe vet qeveria e Kievit asokohe nuk i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Rusinë duke dërguar kësisoj një sinjal të gabuar edhe tek aleatët e saj në Perëndim. Kjo sipas motos: gjërat nuk janë fort keq.

Në këtë mënyrë humbi shansi, për ta parandaluar luftën që nisi tani. Krerët e shteteve perëndimore kishin vendosur të negocionin me Rusinë, me shpresën, se do t’i kthenin arsyen agresorit. Por ky qendrim siç ka treguar dhe historia e njerëzimit asnjëherë nuk ka qenë i suksesshëm. Edhe në Ukrainë ka dështuar një pozicion i tillë. Rusia të ardhurat prej eksporteve të saj të naftës e të gazit i ka përdorur për zhvillimin e armëve të reja dhe për përgatitjen e luftës apokaliptike – jo vetëm kundër Ukrainës, por kundër të gjithë Perëndimit. Shumë herë është paralajmëruar, të gjitha janë bërë hapur – Kremlini dhe propagandistët e tij nuk i kanë fshehur asnjëherë qëllimet e tyre. E megjithatë Perëndimi preferoi të mbyllë sytë. Në fakt fytyrat e politikanëve perëndimorë duhet të skuqen prej turpit.

Ukraina nuk kthehet nën kontrollin e Moskës. Tani ka ardhur koha që të korrigjohen gabimet dhe Ukraina të ndihmohet me çdo mjet. Do të ketë luftime, gjakderdhje, ndoshta edhe një regjim të okupuesit dhe një luftë të gjatë partizane. Ukraina do të humbasë shumë prej bijve e bijave më të mirë. Por ajo do të mbijetojë – për këtë nuk ka dyshim. Ukrainasit asnjëherë nuk do ta pranojnë të tërhiqen prej hunde nga Moska. Kjo kohë ka kaluar dhe nuk kthehet më.

Po Rusia? Rruga e agresionit që po ndjek Moska kundër Ukrainës dhe të gjithë botës perëndimore herët ose vonë do të përfundojë në një katastrofë. Ndoshta pas kësaj Rusia do të ketë shansin për një fillim të ri. Por tani të gjithë njerëzit liridashës janë ukrainas./DW

The post DW zbardh skenarët e luftës: Ukraina do të mbijetojë, por Perëndimit duhet t’i vijë turp appeared first on Albeu.com.

Tre skenarët e mundshëm për krizën Ukrainë-Rusi
Aljazeera

Në fund të janarit, ndërsa vendet perëndimore përshkallëzuan retorikën e tyre për një “pushtim të afërt” nga Rusia, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vuri në pikëpytje diçka të tillë gjatë një konferencë për shtyp me gazetarët.

“Unë jam presidenti i Ukrainës dhe i di më mirë detajet,” tha ai pas bisedës së tij telefonike me presidentin amerikan Joe Biden. Unë jam krenar dhe mendoj se edhe shumë ukrainas të tjerë janë krenarë si unë.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019, 73 për qind e votuesve mbështetën Zelenskyy. Pavarësisht premtimeve të tij të fushatës për të bashkuar kombin dhe për të sjellë ndryshime rrënjësore në vend, Zelenskyy është larguar nga ajo rrugë, raporton abcnews.al

Gjatë dy javëve të fundit, Zelenskyy ka vazhduar të bëjë thirrje për qetësi dhe ka siguruar qytetarët ukrainas se qeveria e tij e ka situatën nën kontroll. Ai shpalli 16 shkurtin, ditë të unitetit kombëtar dhe u bëri thirrje deputetëve dhe oligarkëve që të kthehen në vend dhe të tregojnë mbështetjen e tyre për kombin ukrainas.

Por përballë narrativave luftarake dhe panikut, të cilat po dëmtojnë ekonominë ukrainase, presidenti ukrainas duhet të ndërmarrë një politikë të jashtme proaktive në interes të të gjithë qytetarëve ukrainas që do të merrte në konsideratë të gjitha çështjet kritike pas përshkallëzimit. Injorimi ose refuzimi i tyre për arsye të dyshimta mund t’i privojë Ukrainës të drejtën e fjalës në një të ardhme, ndërsa vendimet merren në emër të saj nga fuqitë e huaja.

Deri më tani, iniciativat diplomatike ukrainase kanë qenë mjaft dritëshkurtër. Mund të duket zgjuarsi të shfrytëzosh frikën e “një pushtimi të afërt” për të marrë më shumë armë nga Perëndimi ose për të bërë fushatë për sanksione kundër Rusisë. Megjithatë, Ukraina nuk do të shpëtonte falë armëve që mund të ketë marrë nga vendet e tjera, në rast se Rusia do të sulmonte vendin.

Në mënyrë të ngjashme, sanksionet e propozuara nga Perëndimi nuk ka gjasa të konsolidohen ose të dëmtojnë aq sa pretendojnë Rusinë. “Aleanca” me Mbretërinë e Bashkuar dhe Poloninë e shpallur më 1 shkurt është më shumë një marifet publicitar nga kryeministri britanik Boris Johnson, sesa një pakt efektiv që mund të garantojë mbrojtje për Ukrainën.

Jo vetëm që nuk përfshin ndonjë angazhim nga Londra dhe Varshava, por është gjithashtu një arritje e dyshimtë për Ukrainën që t’i bashkohet disa prej qeverive më të djathta në Europë.

Perspektivat e anëtarësimit në NATO gjithashtu duken mjaft të zbehta, pavarësisht nga fakti se fuqitë perëndimore kanë refuzuar kërkesat ruse për ta zyrtarizuar atë. Siç tha Zelenskyy për anëtarësimin në NATO, “Unë kurrë nuk shkoj për vizitë diku nëse nuk jam i ftuar. Nuk dua të ndihem inferior, një person i dorës së dytë.”

Një nga arritjet e dukshme ruse të vitit të kaluar është se çështja e anëtarësimit të Ukrainës në NATO është bërë edhe më toksike dhe përçarëse. Tani ka edhe më shumë dyshime nëse pranimi i Ukrainës nuk do t’i bënte të gjitha vendet e tjera të NATO-s më pak të sigurta, raporton abcnews.al

Është gjithashtu gjithnjë e më e qartë se një pasardhës i Putinit, sado progresiv apo demokratik që të jetë ai, do ta cilësonte anëtarësimin e Ukrainës në NATO si një kërcënim.

Por ka 3 skenarë për planin afatgjatë.

E para është një humbje poshtëruese për Rusinë dhe humbja e statusit të saj të fuqisë së madhe në Euroazi.

Kjo ka qëne shpresa e lëvizjes nacionaliste ukrainase, pasi anëtarët e saj duan që Ukraina të luftojë për sovranitetin e saj. Problemi është se nacionalistët ukrainas nuk u intereson se çfarë do të sakrifikonin shumica e ukrainasve, vetëm për të shkatërruar Rusinë.

Skenari i dytë është një marrëveshje ndërkombëtare për neutralitetin ukrainas ose i ashtuquajturi “finlandizimi” i Ukrainës, i cili i referohet vendimit historik të Finlandës jo për t’u bashkuar me Europën, por për të shmangur armiqësinë ndaj Rusisë duke mos u anëtarësuar në NATO.

Problemi është se ky propozim është i pazbatueshëm dhe ka pak besim ndërkombëtar se Kremlini do të përpiqej për një status neutral, por sovran të Ukrainës. Ukraina ka nevojë për garanci më të forta se një traktat që mund të prishet nga Rusia në çdo moment.

Kështu që e vetmja zgjidhje duket skenari i tretë, i cili do të kërkonte ndërtimin e një strukture sigurie gjithëpërfshirëse për të gjithë Europën që do të përfshinte si Ukrainën ashtu edhe Rusinë.

Kjo mund të nisë nga konsultime të rregullta rajonale për sigurinë, ndërtimin e normave të reja të sjelljes ndërmjet fuqive të mëdha, aleatëve të tyre dhe zhvillimin e garancive të detajuara shumëpalëshe të sigurisë, të riafirmuara nga masat e gjera të kufizimit ushtarak dhe të transparencës për ndërtimin e besimit.

Detajet e një strukture të tillë janë paraqitur tashmë në një propozim gjithëpërfshirës nga një grup i madh ekspertësh joqeveritare nga SHBA, BE, Rusia dhe pesë vende të “shfrytëzuara” midis Rusisë dhe NATO-s, përfshirë Ukrainën.

Një marrëveshje e tillë mund të krijojë hapësirë të përbashkët sigurie dhe ekonomike nga Lisbona (ose edhe Vankuveri) në Vladivostok, siç kanë shpresuar disa në fund të Luftës së Ftohtë. Është në interesin jetik të Ukrainës që të jetë ndër iniciatorët dhe pjesëmarrësit aktivë të këtij procesi dhe të formësojë rezultatet e tij.

Rivendosja e statusit të Ukrainës do të ishte një hap i parë i domosdoshëm, i cili do të kërkonte ndryshimin e kushtetutës së Ukrainës. Në vitin 2019, mes përpjekjeve të dëshpëruara të Poroshenkos për t’u rizgjedhur, qëllimi i “integrimit euroatlantik” u përfshi në kushtetutë.

Ndërsa ky ndryshim kushtetues ishte i ligjshëm, ai nuk ishte legjitim, për shkak të përçarjes politike në vend. Jo më pak e rëndësishme, Ukraina gjithashtu ka nevojë për një qasje më konstruktive ndaj marrëveshjeve të Minskut, zbatimi i të cilave ka ngecur për shtatë vite.

Kjo do të kërkonte negociata të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e rajoneve separatiste në Donbas, të cilat do të legjitimoheshin në zgjedhje. Do të kërkonte gjithashtu që Kievi të ndryshojë qasjen e tij “fillimisht kufiri, më pas zgjedhjet”, në të cilin ai kërkon rimarrjen e kontrollit të plotë mbi kufijtë e Ukrainës përpara se të njohë çdo zgjedhje në rajonet e shkëputura.

Si Rusia ashtu edhe separatistët e mbështetur nga Rusia po e refuzojnë këtë sekuencë ngjarjesh sepse mendojnë se kjo do t’i lejonte Ukrainës të rimerrte autoritetin e saj me forcë, gjë që do të çonte në diskriminim, shtypje dhe dëbim të qindra mijëra qytetarëve ukrainas që perceptohen si të tillë, raporton abcnews.al

Në një intervistë, Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, pohoi se marrëveshjet nuk mund të zbatohen sepse shoqëria ukrainase mund të mos i pranojë ato dhe Rusia mund të shfrytëzojë situatën e brendshme që mund të çojë në “shkatërrimin e vendit”.

Në të vërtetë, falë vonesës së qëllimshme në zbatimin e marrëveshjeve, ato nuk janë aq të njohura sot sa ishin në vitin 2015. Megjithatë, shumica e ukrainasve ende besojnë se do të duhet të bëhen kompromise për të arritur paqen.

Një nga arsyet kryesore për mungesën e progresit me marrëveshjet e Minskut nuk është vetëm frika midis politikanëve ukrainas nga dhuna nacionaliste, por edhe ndryshimi në zgjedhje sapo miliona ukrainas të izoluar në rajonet e shkëputura t’i bashkohen elektoratit kombëtar. Ata nuk kanë gjasa të mbështesin as Zelenskyy, as opozitën nacionaliste.

Një nga zgjidhjet mund të ishte shtrirja e statusit special në të gjithë territorin e Donbasit dhe jo vetëm në territoret që janë në kontrollin separatist, gjë që u sugjerua nga Enrique Menendez, një aktivist civil dhe humanitar ukrainas nga Donetsk.

Por diçka e tillë mund të shkaktojë zemërim te ukrainasit. Megjithatë, një lëvizje e tillë në fakt do të zbehte ndjenjat pro-ruse, pasi njerëzit besnikë ndaj Ukrainës do të ishin gjithashtu pjesë e votimit dhe vendimmarrjes në administratën lokale dhe do ta bënte shkëputjen shumë më të vështirë.

Lidershipi politik ukrainas nuk duhet të kërcënojë se do të nxisë një revoltë nacionaliste. Në fund të fundit, këto kërcënime nuk kanë të bëjnë me marrëveshjet e Minskut në vetvete, por me ndonjë kompromis me Rusinë që do të kalonte vijat e shumta të kuqe të segmenteve nacionaliste të elitës politike dhe shoqërisë civile të Ukrainës.

Zbatimi i marrëveshjeve të Minskut nuk do të thotë kapitullim i Ukrainës, por i një projekti të pamundur të ndërtimit të një kombi në Ukrainë, i drejtuar nga një pakicë e zëshme nacionaliste. Është një projekt që parashikon përjashtimin e qytetarëve ukrainas të cilët dëshirojnë të ruajnë gjuhën e tyre amtare ruse në sferën publike, të mbështesin arritjet dhe historinë e Ukrainës Sovjetike dhe të kenë marrëdhënie miqësore me Rusinë.

Zbatimi i marrëveshjeve të Minskut do të thotë njohje dhe mbrojtje institucionale e diversitetit politik midis ukrainasve, shumë prej të cilëve nuk janë dakord me “zgjedhjet” që nga viti 2014. Udhëheqja ukrainase duhet të kërkojë mbështetje nga aleatët e saj perëndimorë për të bashkëpunuar drejt një konsensusi kombëtar për marrëveshjet e Minskut.

Një pozicion i konsoliduar perëndimor do të dekurajonte segmentin nacionalist të shoqërisë civile, i cili është i varur nga Perëndimi për financim, nga mbështetja e çdo veprimi përçarës kundër një nisme të tillë. Kievit do t’i duhet gjithashtu të ndryshojë diskursin dominues për luftën në Donbas dhe të fillojë rishikimin e politikave diskriminuese dhe antidemokratike, veçanërisht ato që lidhen me gjuhën dhe historinë.

Ai gjithashtu duhet të kërkojë ndihmë ndërkombëtare, kredi dhe investime për të ndihmuar në rindërtimin dhe riintegrimin e rajonit të Donbasit dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik në të gjithë vendin. Nëse Zelenskyy do të ishte në gjendje të realizonte diçka të tillë për të zgjidhur krizën aktuale është ende në pikëpyetje.

Duke mos pasur asnjë parti të vërtetë, asnjë lëvizje popullore, madje as një ekip koherent pas tij, ai nuk ka arritur të ndryshojë tendencat e radikalizimit nacionalist të qeverisë së Poroshenkos dhe madje ka përshkallëzuar disa prej tyre.

Ai ka hyrë në të njëjtën grackë të paraardhësit të tij dhe ka bqrë të njëjtat gabime duke u dorëzuar përpara presioneve nga klanet oligarkike, segmenti nacionalist i shoqërisë civile dhe Perëndimit.

Por prej kohësh Zelenskyy po përpiqet të ndryshojë strategjinë e tij. Ajo që do të forconte fuqinë e tij është arritja e paqes së qëndrueshme dhe zgjidhja e problemeve më urgjente politike të vendit që po pengojnë vendin nga zhvillimi socio-ekonomik.

Ai mund të mbajë premtimet e fushatës për një unitet kombëtar të vërtetë dhe gjithëpërfshirës dhe imazhit që ai ndërtoi me shumë kujdes rreth figurës së tij.

The post Tre skenarët e mundshëm për krizën Ukrainë-Rusi appeared first on Albeu.com.

Çfarë ndodh nëse Gjykata Kushtetuese vendos për shkarkimin e Metës? REL zbardh skenarët
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri janë mbledhur të hënën, 7 shkurt, për të vazhduar seancën për shqyrtimin e kërkesës së Kuvendit për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta.

Seanca për presidentin është shtyrë për këtë javë, pas kërkesës së përfaqësuesve të presidentit, të cilët kërkuan kohë që të paraqisnin argumentet e tyre pas 70 pyetjeve të drejtuara kësaj pale nga trupi gjykues i Kushtetueses.

Në seancën e fundit, përfaqësuesit e presidentit kundërshtuan procedurën që ishte ndjekur nga Parlamenti për ngritjen e Komisionit hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit, duke argumentuar se ngritja e vetë Komisionit ishte shkelje e Kushtetutës.

Deputetët e Partisë Socialiste kishin themeluar një Komision hetimor për ta hetuar presidentin Meta për shkeljen e Kushtetutës para dhe gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve qendrore në prill të vitit 2021.

Deputetët, pas gjetjeve të Komisionit, më 9 qershor të vitit 2021, kanë votuar në favor të shkarkimit të presidentit me 104 vota, duke thënë se ai ka shkelur Kushtetutën e Shqipërisë dhe se “me veprimet, sjelljet dhe mesazhet e dhëna në publik nuk ka garantuar unitetin kombëtar, nuk ka moderuar konfliktin politik, por përkundrazi e ka nxitur atë në terma të tilla, të cilat sollën si pasojë daljen e organizuar të militantëve të partive politike në rrugë duke terrorizuar qytetarët, duke kufizuar lirinë e tyre të lëvizjes si dhe lirinë personale, deri në kryerjen e konflikteve me armë.”

Neni 90 i Kushtetutës së Shqipërisë e parasheh shkarkimin e presidentit nga Kuvendi për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë.

Sipas këtij neni, propozimi për shkarkimin e presidentit, në raste të tilla mund të bëhet nga të paktën një e katërta e anëtarëve të kuvendit apo 35 deputetë nga 140 sa i ka Kuvendi i Shqipërisë.

Presidenti Meta ka thënë se nuk do të njohë asnjë veprimtari të një kuvendi “njëpartiak” dhe se do të ushtrojë detyrën e tij deri më 24 korrik të vitit 2022.

Ai këtë deklaratë e bëri pasi shkarkimi i tij u votua në një kohë kur opozita e Shqipërisë kishte djegur mandatet e veta ne Kuvend.Ato (mandatet) ishin zëvendësuar nga një opozitë tjetër, nga persona të partive përkatëse, por që nuk kishin marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputetë në zgjedhje.

Në rast të një shkarkimi të mundshëm, Meta automatikisht nuk mund të ushtrojë më asnjë kompetencë dhe rolin e tij e merr kreu i Kuvendit.

Meta është zgjedhur President më 28 prill 2017 me 87 vota, me mbështetjen e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilën e drejtonte vetë Meta.

Mandati i presidentit është pesëvjeçar dhe roli i tij është kryesisht protokollar./REL

The post Çfarë ndodh nëse Gjykata Kushtetuese vendos për shkarkimin e Metës? REL zbardh skenarët appeared first on Albeu.com.

Kushi: Nëse do të kthehemi te mësimi online, skenaret i kami gati
Ministrja e Arsimit Evis Kushi është thirrur nga opozita në seancë dëgjimore në lidhje me masat e marrë për nisjen e vitit shkollor.

Kushi tha se janë të përgatitur me skenare në rast se situata e Covid-19 përkeqësohet. Ajo u shoreh se janë 500 kuota shtesë për zëvendësimin e mësuesve.

“Ne jemi të përgatitur, i kemi të gjitha skenarët gati, megjithatë nuk besojmë të shkojmë në atë gjendje sërish. Vazhdon procesi i trajnimit për aftësitë digjitale për mësuesit tanë. Sot mësuesit janë shumë më të aftë të përdorin programe të avancuara. Vjet kishim 1 mijë kuota për të zëvendësuar mësuesit me COVID, karantinë. Ne për t’i paraprirë çdolloj skenari jemi duke hartuar një tjetër vendim që këtë vit të kemi 500 kuota shtesë në dispozicion. Nëse do kemi një përkeqësim të situatës procesi arsimor të vijojë pa probleme”, tha Kushi./albeu.com

The post Kushi: Nëse do të kthehemi te mësimi online, skenaret i kami gati appeared first on Albeu.com.