Skenar filmash në SHBA, makina përfundon në katin e dytë të një shtëpie (FOTO)

Një burrë futi me dashje makinën e tij në katin e dytë të një shtëpie në Pensilvani, SHBA, fundjavën e kaluar. Ai pritet të akuzohet pasi policia gjeti makinën gri të varur nga një shtëpi në Lewistown.

Përfaqësuesit e policisë nuk shpjeguan sesi saktësisht mjeti ka mbërritur në katin e dytë.

“Fotografitë flasin vetë”, tha një përfaqësues i zjarrfikësve për BBC.

Në momentin e incidentit, në shtëpi kishte disa njerëz, por askush nuk u lëndua, tha Sam Baumgardner, menaxher i kompanisë zjarrfikëse Junction, e cila ndihmoi pas aksidentit.

Shoferi ka arritur të ngjitet në çati pasi është përplasur me shtëpinë dhe më pas është transportuar me plagë në spital.

Baumgardner shpjegoi se makina arriti në katin e dytë ndoshta duke u hedhur pasi hyri në një kanal kullimi që kalon nën rrugë ose hekurudhë, i cili është në anën e majtë të shtëpisë.

Shoferi ka hyrë në këtë kanal, është hedhur në ajër dhe ka përfunduar në katin e dytë, sipas zjarrfikësit.

Policia e Lewistown tha në një raport se një hetim përcaktoi se përplasja ishte e qëllimshme. Ata shtuan se kundër shoferit do të ngrihet padi.

Zjarrfikësit thanë se u deshën rreth tre orë për të hequr makinën nga shtëpia.

 


Shtuar 9.08.2023 15:28

Tags: ,