Skemë e re për bujqësinë, ministrja Denaj: Hiqet subvencioni për grurin, s’ka më naftë falas

Ministrja e Bujqësisë ka prezantuar në Lushnje skemen e mbështetjes kombëtare për vitin 2024. Gjatë një takimi me fermeret, Denaj tha se janë 8 kategori, ku përfshihet blegtoria, bujqësia dhe bletaria, ndërsa nuk do të shpërndahet më nafte falas, por ndihmë financiare në llogaritë bankare të fermereve përfitues.

“Subvencioni është për të gjithë, si për fermeret që bashkohen si për ata që nuk bashkohen në nje shoqëri, diskutimi i sotëm është kush merr më shumë? Ne po sqarojmë se për një sipërfaqe 1 hektarë nëse bashkohen 3-4 anëtarë do të marrin maksimumin. Nëse nuk arrijmë dot të formojmë shoqëri, do të shpërndajmë gjithë shumën në mënyrë proporcionale. Në total skema mbështetëse per bujqësinë shkon në 55 milionë USD”, tha  ministrja Denaj.

Edhe në Lezhë, gjatë takimit me fermerët u bë e ditur se përfitimet këtë vit do t’i kenë në para dhe jo naftë. Sipas kësaj skeme, fermerët që kanë më pak se një hektarë tokë apo dhe blegtorë me më pak dhe dhjetë lopë duhet të bashkohen në ‘shoqëri bujqësore’ pasi në të kundërt nuk përfitojnë.

Ndryshe nga viti i kaluar është hequr gruri nga subvencioni, por janë shtuar kategori të tjera siç janë bimët medicinale.


Shtuar 26.03.2024 16:56