Këtë të enjte, mjekja Alketa Ymeri Pere, një nga doktorët e spitalit Onkologjik, që janë më masë sigurie pas skandalit të trajtimit të pacientëve me kancer ka thyer heshtjen.
Ajo ka folur para gazetarëve, tek Prokuroria e Tiranës, ku ishte thirrur për të dhënë shpjegime. Ymeri është ankuar se ishte e mërzitur, sepse i kanë shtrembëruar pamjen, ku sipas saj ajo s’ka lidhje me asgjë e që është e pafajshme.
Por, në vend që të fliste për skandalin ku është e përfshirë me dokumente, Ymeri është revoltuar me gazetarët se pse i kanë nxjerrë fotot të këqija nëpër media.
Ajo shprehet:
“Unë do të prononcohem pas. Unë jam komplet e pafajshme, do të prononcohem më pas dhe do të sqarohet gjithçka. Në asnjë klinikë private unë nuk punoj. Më keni mërzitur ju gazetarët, sepse më keni shtrembëruar fotot, më keni nxjerrë fotot me sytë, kështu e ashtu.
E di se çfarë do të thotë një pacient me kancer në familje. Duhet të ndryshojë struktura, të ndryshojë e gjithë. Jam shumë e lumtur me prokurorin që e quajtur rrugëtimi. Çdo njeri në qelizë, duhet të dijë rrugëtimin e pacientit.
Në spitalin tonë nuk ka shkelje. Mund të ketë dikush që i drejton në spitalet private, por duhet të sqarohen mirë pacientët në privat“, tha mjekja Alketa Ymeri.