Skandali me tenderin e “Shëndetësisë”, Karamuço: Sekretarët e përgjithshëm në kurth, duhet të kenë frikë në zyrën e tyre

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg dy zyrtaret e Ministrisë së Shëndetësisë të akuzuara për korrupsion. Sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro dhe specialistja Laura Shteto ranë rastësisht në rrjetën e përgjimeve të Prokurorisë së Posaçme të korrupsionit teksa po kryhej hetimi për një tjetër person.

Eksperti Ervin Karamuço mbrëmjen e sotme u shpreh se legjislacioni për fushën administrative është kurth i madh për sekretarët e përgjithshëm, pasi këta të fundit mbajnë mbi kurrizin e tyre përgjegjësinë me mjete monetare e material. Nga ana tjetër, ministry nuk firmos. Ai theksoi se sekretarët duhet të kenë në zyrat e tyre, pasi çdo gjë, nga stilolapsi deri te kapëset mund të përgjojnë atë që flitet në zyra.

I ftuar në “Top Story”, Karamuço tha se SPAK ka një teknologji të përparuar të përgjimit në krahasim me policinë, por nuk ka burime të mjaftueshme për të mbajtur sekretin hetimor.

Karamuço: Legjislacioni për fushën administrative është kurth i madh për sekretarët e përgjithshëm. Mban mbi kurrizin e tyre përgjegjësinë me mjete monetare e materiale, ndërsa ministri nuk firmos, ka një vartës sepse kemi tre sekretarë të përgjithshëm që vuajnë nga të njëjtat problematika.

Kemi një fenomen të përbashkët përfitimi, 33 mijë lekë domethënë që janë qoka, para xhepi. Të dalim në zhargonin e  përditshëm çka ndodh. Kur themi SPAK ka futur në përdorim teknika speciale, duhet të kenë frik këta sirtarët edhe për kapëset e mëdha që përdorin, edhe për stilolapset sepse janë të gjithë përgjues. Ka raste që ka materiale pafund për të dëgjuar çfarë flasin. Ky rast nuk është hetim i mirëfilltë, dalin miliona euro pastaj.

SPAK ka një teknologji të përparuar të përgjimit sesa policia, por s’ka burime të mjaftueshme për ta bërë këtë të futet në sekret hetimor. Ka filluar debat mes tyre kush na nxjerr sekretin e hetimor, është debat i madh që po ndodh sot. Kjo duhet të zgjidhet, duhet të bëhen hetime paralele çfarë po ndodh. Para ca kohësh drejtori i policisë tha operacionet e mia dekonspirohen, ko plagë e madhe duhet zgjidhen. Kemi folur për Dumanin, Belerin, del emri i të infiltruarit, dëmi është jashtëzakonshëm. Në rastin e SPAK, fillon e mendon, gjërat i ka në media. Sot kemi rrjedhje të informacionit. Janë persona që mbrohen për këtë shkak./Albeu.com/


Shtuar 5.06.2023 22:02