Drejtori i AKU Tiranë, Fatjon Pasholli është shkarkuar nga detyra. Raportohet se në vend të tij është komanduar Alketa Hoxha, e cila ka mbajtur postin e drejtores juridike në AKU e Përgjithshme.
Kujtojmë se Pasholli u emërua në këtë detyrë më 28 mars të vitit të kaluar, ku zëvendësoi Elban Zavalanin.
Shkarkimi i tij, vjen pak ditë pasi në treg u hodh fileto pule me salmonelë dhe luleshtrydhe me pesticide.