Sot, një tjetër skandal është zbuluar te Forcat e Posaçme Operacionale, sktrukturë e cila dikur është drejtuar nga Oltian Bistri, i cili ndodhet në burg pas operacionit “Metamorfoza”.
Siç kemi raportuar dhe më herët, mësohet se AMP ka depozituar një kallëzim në prokurorinë e Tiranës Forcën e Posaçme Operacionale.
Nga hetimet e AMP-së u verifikua një linjë tjetër interneti e paautorizuar, e cila thuhet se mund të jetë përdorur për transferim të dhënash.
Kallëzimi i AMP është bërë para se ish-shefi i Operacionales, Oltian Bistri të arrestohej. Nuk dihet nëse ky kallëzim do të rëndojë apo jo akuzën për Bistrin, i cili në dosjet e SPAK u shfaq duke bashkëpunuar me personazhe të botës së krimit dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka, ky i fundit i arrestuar si porositës i disa vrasjeve. Por nuk përjashtohet mundësia që Bistri ta ketë përdorur këtë linjë të dyshimtë.
Detaje nga dosja hetimore e SPAK mbi komunikimet e zbardhura falë përgjimeve të kryera përmes ‘zbërthimit’ të aplikacionit SKY. Përgjimi i datës 22.02.2022 i bisedës mes Pëllumb Gjokës dhe Oltian Bistrit, i cili ishte shkarkuar nga detyra e kreut të Operacionales pak kohë më parë se të arrestohej.
Bistri-Gjokës: O vëlla, keq puna me këto. Më thirrën lart, se mbajmë dot pikën aty. A t’ju q*sh robt këtyre. Se di. Më duket se është interesuar Leshi vetë, por mos fol me asnjë. Lidhet shoqërore e jotja, etj. Sigurohu që s’të ndjek njeri dhe eja lart te fshati sos, pallati i Brigadave.
Bistri i dërgon një foto Gjokës dhe e pyet: E njeh këtë? I ka dal urdhri për paketim, por mos i thuaj njeriu ta dish për vete. Se mendova se e ke shok ndaj ta thashë, qendra e kërkon.
Bistri i shkruan Gjokës: Se di ca do bëjnë këta motërq*rat. Urdhri është të godasin ty dhe mua bashkë. Duan foto të të dyve bashkë. Po të pyetën thuaj se njoh. Janë legena o vëlla, se ke idenë. Thuaj se njoh fare atë, bile më shaj.