Skandali me klikimet e blera tek ‘Kënga Magjike’, Nini: I zbuluam, ja sa janë!

Blerja e klikimeve ka qenë shpesh një diskutim i hapur kur evidentohen shifrat marramendëse në videoklipet e këngëtarëve në Youtube. Shpesh aludohet se ato blihen, e shumë artistë akuzohen e akuzojnë për blerjen e tyre, i cili është një proçes i njohur tashmë dhe shumë lehtësisht i arritshëm. Por pasi u zbulua shumë artistë të festivalit Kënga Magjike kanë blerë klikimet, u nis një debat i ri në median online dhe jo vetëm.

Drejtuesi i Acromax Aldor Nini, i ftuar në Abc e Pasdites me Ermal Peçin, shpjegoi më imtësisht proçesin e blerjeve të klikimeve dhe si ndikon kjo në treg. Ai shprehu se ky veprim nuk është thjesht jo etik, por mbi të gjitha jo profesional dhe shkakton një çrregullim të tregut muzikor.

Përsa i përket artistëve të Kënga Magjike, Nini sqaroi:

“Ka [artistë që kanë blerë klikime], jo vetëm për këtë edicion por edhe për shumë vite të tjera përpara këtij edicioni të Këngës Magjike. Unë kam telefonuar secilin artist që ka blerë klikime për festivalin. Janë shtatë artistë [këtë vit]. Jo për tu thënë që e di, por për tu shpjeguar si mund të bëjnë marketing real pa blerë klikime. Nëse ne do tregonim emra do dënonim edhe ata që e kanë që të detyruar të blejnë klikime sepse të njëjtën që po bën edhe konkurrenti i tyre.”

Nini, drejtues i kompanisë më të madhe të publikimit të videove në YouTube nga krijuesit shqiptarë, tha se klikimet vijnë nga vende si India, Indonezia etj. dhe shumë prej artistëve paguajnë kompani publikimi për strategji marketing dhe në padijeni përfundojnë me klikime të blera.

“Në sektorin e cyber-crime, ky është sektori që hyn si mashtrim, patjetër në bazë të kodit penal shqiptarë këta njerëz mund të dënohen. Si për shitjen e klikimeve, ata që ndihmojnë bëjnë transaksionin financiar, por dhe kundrejt çdo lloj personi që është i përfshirë, si edhe menaxheri, apo kompanitë publikuese që mburren. Janë shumë njerëz të përfshirë që mund të dënohen.”


Shtuar 25.10.2022 17:54