Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur këtë të diel për atë që ai e quan skandalin më të madh të ndodhur ndonjëherë në vendin tonë, atë të inceneratorëve.
Basha është shprehur se me anë të skemës së inceneratorëve, qytetarëve u janë grabitur miliona euro.
Kryedemokrati shtoi gjithashtu se kandidatja aktuale e Partisë Socialiste për kryebashkiake të Durrësit, Emirjana Sako, i ka dhuruar një tender prej 10 milion eurosh kompanisë së Inceneratorëve në Tiranë.
“E qartë është sesi përmes skemës së inceneratorëve u janë grabitur qindra milionë euro shqiptarëve dhe falë punës së anëtarëve tonë shqiptarët mund të shikojnë sesi u janë grabitur parë e tyre. A mund ti kryejë një qeveri 17 procedura brenda një dite pa miratimin e kryeministrit? A mund të paguheshin 35 milionë euro për inceneratorin e Tiranës dhe nuk ka përfunduar as 50% e projektit dhe janë faturuar punë akoma pa përfunduar.
Kandidatja aktuale e bashkisë Durrës nga PS, Ermiriana Sako, ka firmosur një tender me vlerë 10 mln euro që ia bën dhuratë kompanisë së inceneratorëve Tiranë. Një tender që i jepet drejtë për drejtë kompanisë që ka marrë 430 mln euro nga xhepat e shqiptarëve.”, ka thënë Basha./albeu.com/