Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalën e tij pra mbështetësve të mbedhur poshtë ballkonit të banësës së tij. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se në vitin 2010-2011 importuam aparatuar digjitale më moderne të kohës për procesin e sterilizimit.
Berisha shtoi se në rastin e sterilizatorëve u mbyllën të gjitha, e mori kompania e muratorit të Edi Ramës me Beqajn, rritën 83 herë çmimin e sterilizimit, i dhuruan kompanisë të gjithë aparaturën moderne që importuam, i dhuruan një kat të tërë dhe lokale të tjera në bazë spitale.
“Miqtë e mi! Ju duhet të dini se sterilizimi është një proces që është kryer sipas mjeteve të kohës që kur është instaluar kirurgjia në Shqipëri, gjatë luftës së parë botërore dhe më vonë.
Sterilizimi ka ardhur gjithmonë duke u modernizuar. Në vitin 2010-2011 importuam aparatuar digjitale më moderne të kohës për procesin e sterilizimit. Ndërkohë në të gjitha spitalet, në të gjitha repartet funksiononin autoklavat, sterilizatorët dhe natyrisht do të kalohej në një teknologji të re. Në vitin 2011 unë kisha një këshilltar të huaj në kryeministri për mbetjet spitalore, i paguar nga Komisioni Europian. Irlandezi konstatoi se mbi 90% të spitaleve kishin kaldajat e djegieve të mbetjeve spitalore.
Kishin kaldajat e djegieve të mbetjeve spitalore. Në rastin e sterilizatorëve u mbyllën të gjitha, e mori kompania e muratorit të Edi Ramës me Beqajn, rritën 83 herë çmimin e sterilizimit, i dhuruan kompanisë të gjithë aparaturën moderne që importuam, i dhuruan një kat të tërë dhe lokale të tjera në bazë spitale, dhe çfarë sollën?Sollën që me çmimet e reja, spitalet nuk paguanin dot setet e veglave të sterilizuara për operacione. Mesatarisht sipas KLSH-së, 1 mijë të sëmurë mbeteshin çdo vit pa operacion në mëshirë të fatit. Miqtë e mi! Po analizat. Do të merrni vesh shumë gjëra. Analizat e sharlatanit bëhen me reagentë të skaduar, muaj dhe vite më parë. Paratë i merr Edi Rama, Ilir Beqaj, paratë i merr korba e koviditi”, u shpreh kreu i PD-së.
Berisha tha se gazhelja e Edi Ramës ndryshoi datën e skadimit, për të futur në përdorim 1 mln euro ilaçe të skaduara, mjekim jetik për fëmijët shqiptarë.
“Keni dëgjuar këto ditë dhe propaganda e qeverisë ka vendosur në epiqendër mjerisht, jo përgjegjësit e vërtetë të dramës jetësor që zhvillohet në sistemin e drejtësisë, por mjekët, infermierët. Unë nuk them se nuk ka mjek, se nuk ka infermiere që nuk shkelin betimin e Hipokratit që nuk shkelin parimet e humanizmit, dhe ata duhet të ndëshkohen me forcën e ligjit.
Por ju garantoj ju se gjer sot akuzat monstruoze të faktuara të konstatuara mbi jetën e të sëmurëve janë përgjegjësia absolute e ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtorisë së Spitalit.
Po miq është ministria, është drejtoria ajo që është e detyruar të sigurojë çdo ilaç.
Është ministria, është drejtoria ajo që është e detyruar të rregullojë çdo aparat që bie në defekt dhe të blejë çdo aparaturë të re. Është ministria ajo që bën shpërndarjen dhe planifikimin. Por ministria, vjedh dhe vetëm vjedh. Drejtoria e përgjithshme e spitalit, vjedh dhe vetëm vjedh.
Gazheli ndryshoi kodin për helmet në Durrës, Gazhelja e Edi Ramës ndryshoi datën e skadimit, kodin, për të futur në përdorim 1 mln euro ilaçe të skaduara, mjekim jetik për fëmijët shqiptarë.
Është kjo qeveri me politikat që ka ndjekur, që ka zbrazur, ka larguar nga Shqipëria me mijëra mjekë dhe infermiere.
Është kjo qeveri që me vjedhjet e saj, është korba e kovidit që me vjedhjet e saj, bëri që Shqipëria të ketë një vdekshmëri dy herë më të lartë se Kosova, dy herë më të lartë se Maqedonia, ndër më të lartat në botë nga kovidi, në një kohë që shqiptarët shpenzuan në tendera mbi 500 milionë euro për luftën kundër kovidit,” tha ai.