Skandali i pagave, Prokuroria: Punonjësja e AKSHI-t mori listën dhe ia dha kolegut, ai e shiti te kompanitë private

Prokurorja Elizabeta Imeraj ka dalë në një konferencë për media për të folur në lidhje me vijimin e hetimeve. Ajo është shprehu se specialistja e IT e punësuar te AKSHI duke pasur akses në të dhënat personale ka hyrë duke marrë këto të dhëna personale dhe i ka shpërndarë te kolegu i saj i cili ka shfrytëzuar këto të dhëna dhe ia ka shitur këtyre subjekteve.

“Janë kryer veprimet hetimore në mënyrë intensive. Është vijuar me sekuestrimin e serverave, kompjuterave duke dalë në përfundimin e një dyshimi të arsyeshëm të bazuar në prova. Kemi zbuluar katër autorë të ngjarjes,. Dy janë punonjës në drejtorinë e tatimeve, punonjës IT. Ka dyshime se të dhënat kanë rrjedhur prej tyre, Specialistja e IT e punësuar te AKSHI duke pasur akses në të dhënat personale ka hyrë duke marrë këto të dhëna personale dhe i ka shpërndarë te kolegu I saj i cili ka shfrytëzuar këto të dhëna dhe ia ka shitur këtyre subjekteve. Punonjës të caktuar kanë arritur të shfrytëzojnë detyrën e tyre. Prokuroria vazhdon hetimet intensive, Sekuestrimi është bërë në drejtorinë e tatimeve dhe në DPSHTRR pas daljes së listës së targave. Duke pasur parasysh faktin që një veprimtari e tillë ka disa muaj që zhvillohet që nga skandali i patronazhistëve, prokuroria janë në funksion të plotë me veprime të plota”, tha Imeraj./albeu.com

 


Shtuar 7.01.2022 10:48