Skandali i korrupsionit në Ministrinë e Financave, lirohet nga burgu sekretari Arlind Gjokutaj dhe dy të arrestuarit e tjerë

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj është liruar nga burgu.

Gjykata e Apelit ka caktuar sot masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Gjokutajn.

Ky i fundit u arrestua muajin e kaluar për shpërdorim detyre me pasoja 1.2 milionë euro në arkën e shtetit.

Sipas prokurorisë, këta shtetas kanë vepruar duke pranuar shpërblimin e shtetasit Ilir Thana, në vlerën e rreth 82.000.000 lekëve, nga të cilat 50.000.000 lekë të kaluara në llogarinë e këtij shtetasi duke e trajtuar si pronar pa qenë në këtë status si dhe duke ekzekutuar për herë të dytë një vendim gjyqësor të ekzekutuar nga Ministria e Financave në vitin 2015. /albeu.com

 


Shtuar 2.02.2023 12:42