Skandali i Inceneratorëve, Basha: Rama ka bërë gati kurbanin e radhës për këtë aferë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është duke folur në një konferencë për mediat mbi aferën e Inceneratorëve.

Pjesë e deklaratës për media janë edhe anëtarët e komisionit hetimor.

Sipas Bashës, Edi Rama e ka bërë gati kurbanin e radhës për këtë aferë korruptive, në mënyrë që të shpëtojë veten.

Basha shton gjithashtu se të gjithë shqiptarët e kanë fare të qartë se një skemë e tillë korruptive nuk mund të bëhej pa miratimin e kryeministrit Rama.

“Edi Rama ka bërë gati kurbanin e radhës për këtë aferë, me shpresën që të shpëtojë vetë. Por s’ka shqiptar që nuk e di që një skeme e tillë korruptive, nuk bëhej pa miratimin e Edi Ramës”, është shprehur Basha./albeu.com/


Shtuar 13.02.2022 12:48