Skandali i domateve me pesticide të kthyera nga Kroacia/ Lëshohen urdhër-arreste për tre persona në Berat, mes tyre dhe dy inspektorë të AKU-së (EMRAT)

Pas kthimit nga Kroacia të sasive të mëdha me domate, të cilat dyshohet se nuk plotësonin standardet e sigurisë ushqimore, Prokuroria e Beratit ka ndërmarrë masa të menjëhershme, duke firmosur urdhër-arreste për tre persona të përfshirë në këtë rast.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, ç`ka çoi në ndalimin e:

Mariglen Maliq Qorri, i lindur më 06.01.1985, pronar i subjektit “Era Fruit”, i dyshuar për tre vepra penale: Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve, Mashtrimi me produktet ushqimore, Falsifikimi i dokumenteve.

Ronaldo Agim Lika, i lindur më 07.08.1998, inspektor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Berat, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Griselda Genci Doksani, e lindur më 05.12.2000, gjithashtu inspektore pranë AKU Berat, e dyshuar për të njëjtën vepër penale: “Shpërdorimi i detyrës”.

Sipas autoriteteve, dy inspektorët dyshohet se kanë neglizhuar detyrimet ligjore duke lejuar kalimin e produkteve të dyshimta në treg, ndërsa pronari i kompanisë është i akuzuar për falsifikim dokumentacioni dhe mashtrim me produkte të rrezikshme për konsum njerëzor.