Skandali erotik në zyrën e Gjicit, flet Alma: Çfarë deklaroi protagonistja e videos

Alma K., vajza e cila një ditë më parë u shfaq në momente intime me ish-kryebashkiakun kuksian Safet Gjici ka folur për mediet.

Ajo ka treguar se disa prej lajmeve që janë publikuar në internet janë sajesa dhe të pavërteta. Po ashtu vajza në fjalë sqaroi se me ish-kryetarin Safet Gjici ka pasur një raport intim prej kohësh.

Për Ora News, Alma K. ka  treguar se është me origjinë nga Berati dhe ka një fëmijë.

Po ashtu ajo hedh poshtë akuzat se gjithçka ka qënë e stisur apo e futur nga dikush tjeter për të kryer filmime për ta shantazhur Safet Gjicin.

Pyetjes nëse ajo ka dhënë deklarime para hetusve të policiseë apo SPAK, Alma nuk preferoi tu përgjigjej por tha se ka pajtuar një juriste e cila po merret me të gjitha organet ligjzbatuese në të cilën edhe vetë Alma është pjesë e dosjes.

Sakaq, Alma K. nuk kishte komente as për videon e regjistruar por nga biseda lihet të nënkuptohet se video ishte publikuar nga një person i tretë.

Videoskandali erotik i publikuar dje në rrjete sociale në të cilën shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën përveçse i dogji karrierën politike, rrezikon që ish kryebashkiakut t’i japë një goditje shkatërrimtare edhe në pasuri.

Menjëherë pas publikimit të videos SPAK ka nisur hetimet ndaj Gjicit i cili mund të akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal, për veprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta.

Gjici ka shfrytëzuar zyrën e shtetit në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës, prandaj ai mund të dënohet për shpërdorim detyre dhe jo për korrupsion.

Ndërkaq, neni 105 i Kodit Penal, parashikon që kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar marrëdhëniet e varësisë ose të detyrës, dënohet me burgim gjer në tre vjet.

Por, ky e nen e përfshin Gjicin vetëm nëse vajza punon në Bashkinë e Kukësit. Deri më tani nuk dihet nëse vajza është apo jo pjesë e administratës së Bashkisë.

Nëse SPAK do të ngrejë ndaj tij vetëm akuzën e shpërdorimit të detyrës, Gjici një nga kryebashkiakët më të pasur në Shqipëri i shpëton verifikimit pasuror. Në rast të kundërt pasuria e tij do të verifikohet.


Shtuar 17.06.2023 19:13