Kujtojmë se përjashtimi nga ky program i Shqipërisë, lidhet drejtpërdrejtë me 3 projektligje që ishin përgjegjësi e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila zyrtarisht është e pandehur nga SPAK, për disa akuzua.

Konkretisht bëhet fjalë për projektligjet:

1.TEC-i i Roskovecit

2. ⁠Anijet Energjetike “Tigrat” në Vlorë

3.⁠Linjat e interkonjeksionit evropian

VENDIM I KËSHILLIT MINISTROR TË KOMUNITETIT TË ENERGJISË TË BE:

2025/03/MC-EnC – Mos-përputhje e Shqipërisë me Traktatin e Komunitetit të Energjisë (Çështja ECS-5/24)

Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë konstaton se:

Neni 1 – Mos-përmbushje nga Shqipëria

Shqipëria ka dështuar të miratojë dhe zbatojë, deri më 31 dhjetor 2023, legjislacionin, rregulloret dhe aktet administrative të nevojshme për t’u përputhur me:

–Direktivën (BE) 2019/944 (tregu i brendshëm i energjisë elektrike),

–Rregulloren (BE) 2019/941 (përgatitja ndaj rreziqeve në sektorin e energjisë),

–Rregulloret (BE) 2019/942 dhe 2019/943,

si dhe një sërë rregulloresh teknike të BE-së mbi:

–alokimin e kapaciteteve,

–menaxhimin e kongjestionit,

–balancimin e energjisë,

–emergjencat dhe operimin e sistemit të transmetimit,

Gjithashtu, Shqipëria nuk ka njoftuar Sekretariatin për masat përkatëse, duke shkelur:

–vendimet e Komunitetit të Energjisë të viteve 2021 dhe 2022,

–si dhe nenet 6 dhe 89 të Traktatit të Komunitetit të Energjisë.

Neni 2 – Veprimet pasuese

1.Shqipëria duhet të marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme për të korrigjuar shkeljen dhe për t’u përputhur me të drejtën e Komunitetit të Energjisë.

2.Shqipëria duhet të raportojë rregullisht gjatë vitit 2026 mbi masat e marra.

3.Nëse shkelja nuk korrigjohet deri më 1 korrik 2026, Sekretariati ftohet të nisë procedurë sanksionuese sipas Nenit 92 të Traktatit.

Neni 3 – Hyrja në fuqi

Vendimi u drejtohet palëve dhe institucioneve të Traktatit dhe hyn në fuqi menjëherë pas miratimit.
Miratuar në Vjenë, më 18 dhjetor 2025.