SKANDAL/ Televizioni Publik në Norvegji e cilëson Prishtinën si skuadër serbe

Përballja mes Bodo/Glimt-it dhe Prishtinës e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Konferencës, u luajt dje në mbrëmje.

Gjatë transmetimit në Televizionin Publik të Norvegjisë, gazetari i quajti kampionët e Kosovës, si skuadër serbe.

Në raportimin pas ndeshjes Bodo/Glimt – Prishtina, prezantuesi i këtij televizioni deklaroi se skuadra norvegjeze triumfoi ndaj skuadrës serbe.

Një provokim ky që vjen nga një televizion publik dhe ka nxitur debate të shumta në rrjetet sociale.


Shtuar 13.08.2021 14:16