SKANDAL! Racizëm i pastër në televizion kombëtar. Hygerta tallet me lojtarin me ngjyrë: S’i lexoj dot emrin

Hygerta Sako dhe 3 panelistët Ardi Behari, Gert Haxhiu dhe Klajdi Kola, në emisionin sportiv që transmetohet në RTSH, “Super Gol”, nuk mbajtën dot të qeshurat pasi një lojtar me origjinë nga Afrika, që luan në Shqipëri me ekipin e Burrelit, u shfaq në ekran për t’u intervistuar nga gazetari.

Emri në fjalë, që shqiptohet lehtësisht “Arnold Kuoku Siau”, nuk përbën ndonjë sfidë të madhe për shqiptimin. Të mos dish si shqiptohet emri i një lojtari që do ta kesh në emision, dhe pastaj ta kthesh këtë në shaka publike, është mungesë përgatitjeje dhe respekti. Dhe kështu situata shpejt u kthye në një episod të sikletshëm!
Pasi intervista përfundoi, moderatorja shtoi se nuk kishte pyetje për t’i bërë lojtarit “për të mos e komplikuar më shumë situatën”.

Në atë moment, analisti Gert Haxhiu shtoi një koment që u perceptua si i papërshtatshëm, duke falënderuar “RTSH-në që e zbuloi portretin e lojtarit në momentet e fundit”, me një nëntekst që shumëkush e konsideroi si paragjykues.

Përpjekja e Sako-s për ta zbutur situatën, duke fajësuar “dritën e LED-it” për keqkuptimin, erdhi shumë vonë. Përpjekja e saj për ta mbuluar situatën me shaka për “LED-in” tregon qartë mungesë ndjeshmërie. Në vend që të qetësonte momentin dhe të kërkonte ndjesë, ajo e zbuti me justifikime, gjë që vetëm e bëri situatën më të keqe.

Emisioni ishte live dhe momenti tashmë është bërë viral, duke sjellë reagime të shumta për mungesë profesionalizmi dhe ndjeshmërie. Një figurë publike dhe çdo moderator duhet të ketë kujdes me mënyrën se si shprehet në ekran, sidomos kur bëhet fjalë për ngjyrën e lëkurës ose identitetin e dikujt.

Për situatën reagoi dhe faqja e KF Burrelit në Instagram, duke shkruar:
🟡🔵 Reagim ndaj bullizmit mediatik ndaj lojtarit tonë Siaw

Në një emision televiziv sportiv, u bë një akt i turpshëm bullizmi dhe talljeje ndaj lojtarit tonë Siaw, i cili me profesionalizëm e përulësi po përfaqëson me nder Burrelin.
Në vend që të vlerësohej për performancën e tij të shkëlqyer, me gola vendimtarë ndaj Pogradecit, dhe me një kontribut të madh në ecurinë e skuadrës – disa drejtues të emisionit zgjodhën të qeshnin e ta ofendonin publikisht për pamjen e tij sepse nuk ishte fokusuar ledi tamon ne sfond dhe dhe per ato qe duhet me mesuar nga e para me lexuar jane shume dobet. Kjo nuk është humor, por racizëm dhe mungesë respekti ndaj një sportisti që jep maksimumin në fushë dhe që ka fituar zemrat e tifozëve verdh e blu. Në intervistë, Siaw foli me zemër, falënderoi tifozët, tha se skuadra është e bashkuar dhe se është i lumtur për ne.
Ndërkohë, nga studio dëgjoheshin të qeshura e tallje, një turp për çdo njeri që e quan veten gazetar sportiv!
Kjo është përtej futbollit, kjo është mungesë respekti ndaj njeriut, ndaj sportistit, ndaj vlerave që lojtari yne jep per kete fanelle 👉 Siaw, jemi me ty!
Të mbrojmë sot, sepse nesër do të krenohesh me ne dhe ne me ty!
Ti nuk je vetëm një lojtar, je pjesë e familjes sonë, pjesë e Burrelit! Për gjithë ata që qeshën, një mesazh i qartë:
Burreli nuk harron dhe nuk fal mungesën e respektit!
Kjo fanellë nuk përfaqëson vetëm një ekip, por një qytet që di të ngrejë zërin për të vetët!


Shtuar 12.11.2025 13:45