Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Vlorë. Një 50-vjeçar ka qenë në një lidhje emocionale dhe intime me kushërirën e tij, megjithëse të dy të martuar.
Kushëriri ka filmuar momentin kur kanë kryer marrëdhënie intime dhe e ka kërcënuar vajzën e hallës se nëse nuk i jep para, videon do t’ja tregojë bashkëshortit të saj.
E frikësuar nga kjo situatë e pazakontë që po ndodhte mes dy kushërinjve, herë pas herë gruaja i ka dhënë 50-vjeçarit 100 mijë lekë të vjetra, 50 euro dhe 70 mijë lekë të vjetra.
Denoncimin për këtë ngjarje e ka bërë vetë gruaja në policinë e Vlorës.
Për këtë situatë është vënë në dijeni policia dhe prokuroria e Vlorës dhe aktualisht ndaj 50-vjeçarit është vendosur nga gjykata e Vlorës masa e sigurisë “arrest në burg” për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes dhe shantazhit me qëllim marjen e pasurisë”./albeu.com