Skandal në mort, familjarët vajtuan nënën e gabuar

Një zyrë funeralesh në Achaia të Greqisë ka ngatërruar trupat e dy të vdekurave.

Mediet lokale bëjnë me dije se në arkivole ishin vendosur trupat e gabuar, ndërsa familjarët mendonin se po vajtonin personat e tyre të zemrës. Gafa e zyrës funerale u kuptua kur familjarët e të ndjerës 79-vjeçare hapën arkivolin që zyra u kishte përgatitur.

Në atë moment fëmijët e të ndjerës panë që në arkivol nuk ndodhej trupi i pajetë i nënës së tyre, por një grua tjetër.

“Kur pamë se në arkivol ishte një grua e huaj, u shokuam”, ka thënë për mediet e bija e 79-vjeçares të ndjerë.

Sipas zyrës funerale ngatërresa e trupave është bërë në morgun e spitalit, pasi dy të ndjerat kishin të njëjtin emër. Sigurisht që zyra e funeraleve e rregulloi menjëherë gabimin, por shoku që kaluan familjet ishte i madh./albeu.com/