Skandal me kioskat e kredive, qytetarit i mbeten 500 lekë pa paguar, IUTE Credit e rrjep deri në rrobat e trupit

Marrja e kredive në institucione financiare është bërë një thikë me dy presa, pasi nuk janë të besueshme. Në shumicën e rasteve ata të vjedhin e të rrjepin nga xhepat, pa e kuptuar.

Rasti i fundit është me bankën financiare IUTE CREDIT, kur një qytetar i thjeshtë, për bukë apo ilaçe, ka marrë 363 mijë lekë të vjetra kredi. Ai e kishte shlyer kredinë, por i kishin mbetur vetëm 5 mijë lekë të vjetra.

Për këtë 5 mijë lekësh, IUTE CREDIT e ka çuar në gjyq pas dy vitesh dhe kërkon “borxhin”. Gjykata vendos që qytetari t’i paguajë IUTE CREDIT edhe 15,465.71 lekë detyrim, duke përfshirë këtu dhe penalitetet. Konkretisht, 493.15 lekë Principal, 493.15 lekë Interes, 4,000.04 lekë Komision, dhe 16,362.48 lekë Penalitete.

Pra, në Shqipëri po more 360 mijë lekë kredi, edhe po i pagove të gjitha dhe të mbeten vetëm 5 mijë lekë pa shlyer, “kreditori” me vendim gjykate të detyron të paguash edhe 154 mijë lekë të tjera.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë vetëm për vitin 2021, nëpër dhoma këshillimi, ka lëshuar shumë vendime (urdhra ekzekutimi) pro kërkesave të barakave financiare të licencuara nga Banka e Shqipërisë, duke mos kontrolluar apo verifikuar fare detyrimet reale të debitorëve, por duke “besuar” dhe marrë apriori përllogaritjet për pjesën e detyrimit principal, e duke i “rrasur” përllogaritje detyrimesh aksesore sipas dëshirave kreditore për të fut’ Komisione dhe Penalitete pa asnjë logjikë ligjore por dhe bankare./albeu.com


Shtuar 16.10.2021 12:11