Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat ngriti sërish në fokus denoncimin e djeshëm mbi çështjen e Arubës.
Ai tha se Rama dhe ministrat të tij janë të lidhur me grupe kriminale të trafikut të drogës.
“Në Arubas, aty e kanë vendin bosët e drogës. Mjaft zëra janë se delegacionin e ka kryesuar Edi Rama. Në charter thuhet se kanë qenë ministra. Agjencitë i dinë se kush janë. Ne do t’i bëjmë publike. Rama duhet të japë dorëheqje, si person i rrezikshëm, bashkëpunëtor i organizatave të narkotrafikut. Charteri u nis nga Tirana. Do ju informoj juve, duke falënderuar gazetarin italian dhe antimafian italiane që ka bërë të mundur regjistrimet e këtij takimi. Ne po hetojmë dhe çdo informacion që të mbledhin, do e paraqesim para jush, para shqiptarëve dhe botës. S’ka akt me flagrant! Sot janë dy persona në drejtim që takohen me kartelet e drogës, Maduro i Venezuelës dhe Rama duro i Tiranës. I kërkoj mediave që të mos censurojnë këtë skandal të përmasave botërore.”, tha Berisha.