SKANDAL/ Efektivi i FNSH-së i nxjerr armën deputetit Luan Baçi (VIDEO)

Këtë të enjte, një skandal është regjistruar në përfundim të seancës së sotme plenare, ku efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Shtetit, janë futur në oborrin e Kuvendit dhe kanë dhunuar deputetët e Partisë Demokratike.

Opozita pretendon se një punonjës i Forcave Fpeciale, gjatë përballjes me protestuesit tek Parlamenti i Shqipërisë, ka nxjerrë edhe armën ndaj deputetëve të opozitës, Luan Baçi dhe Bledion Nallbati.

Deputeti Luan Baçi, deklaroi se po futej në parlament, kur polici u bë gati të nxirrte armën.

“Absolutisht po. Ne ishim duke shkuar në parlament dhe ata plehra që janë aty, polici nxorri pistoletën dhe më pas filloi të gjuante me atë”, tha deputeti i PD-së, Luan Baçi për mediat tek parlamenti.
Per ngjarjen e rende, kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi deklaroi se i kanë drejtuar armë deputetëve të opozitës.

“Nuk ka ndodhur kurrë të hyjnë në Kuvend Forca të Policisë që të dhunojnë deputetët. Kjo është fytyra e vërtetë të një ushtari të bandave të Durrësit në krye të ministrisë së Brendshme. Nuk na trembin”, u shpreh Bardhi.


Shtuar 17.10.2024 12:30