Një ndër njerëzit që u votuan më së shumti në zgjedhjet e 11 Majit ka qenë ministri Blendi Gonxhja. Mbi 22800 qytetarë të Tiranës shprehën dëshirën e tyre me votë për ta pasur në Parlamentin e ri ministrin, duke e nxjerrë atë si më të votuarin në listën e hapur të Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës.
E së fundmi lidhur me këtë rezultat ka qenë vetë Gonxhja i cili ka folur në një intervistë për Euroneës Albania. Ai tha se fitoren e tij nuk e ka favorizuar fakti që ka bërë fushatë si ministër, ndërkohë që më tej tregoi edhe llojin e fushatës të cilën ndoqi për të qenë sa më pranë qytetarëve dhe për të dëgjuar problemet e tyre.
Ai u shpreh se në zonën ku kandidonte ka pasur një lloj takti, duke refuzuar të hynte në privatësi nëpër shtëpitë apo bizneset e tyre dhe kjo mënyrë sipas ministrit u shpërblye me votë nga qytetarët më 11 Maj.
“Atashova në Kombinat dhe me një podcast për ti treguar që ne jemi me ju, nuk do ikim mejëherë pas zgjedhjeve, të paktën përderisa varet nga unë dhe që do bëj unë me kolegët e mi. Mendova që mënyra më e mirë ishte të mos detyronim.
Dhe mendova që mënyra më e mirë ishte të moo detyronim. Nuk mendoj se do të dalë një person që do të ketë qenë i shtrënguar në zonën ku unë kam drejtuar për të votuar se s’bën ministrin Gonxhja dhe mendoj se kjo shpagoi bollshëm në rezultatin.
Ata nuk duhet të kishin meraku që do të ikte deputeti që do të zgjidhnin. Nuk kam hyrë nëpër rrugë e dyqane që ti futem njerëzve në hapësirën e tyre apo në shtëpitë e tyre duke iu hapur derën e e oborrit dhe duke iu shfaqur befas. Kam respektuar fakti që zona ka nevojë për vëmendjen nga politika e qeveria vendore dhe lokale. Por që duhet të ishte me një takt sa më të edukuar që ata ta kuptonin që këtu ka një qasje serioze. Kemi bërë takime në format rrumbulllak me njerëz që më dëgjonin por dëgjoja dhe pyetjet e tyre”, tha Gonxhja.