S’ka mëshirë, burgoset opozitari rus! (FOTO LAJM)

Një gjykatë ruse dënoi aktivistin e opozitës Andrei Pivovarov me katër vjet burg të premten për drejtimin e një lëvizjeje politike të jashtëligjshme.

Pivovarov është një ish-drejtor i “Rusia e Hapur”, një grup opozitar tashmë i zhdukur i lidhur me ish-manjatin e naftës në mërgim dhe kritikun e vjetër të Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky.

Pivovarovin e zbritën nga një avion në aeroportin Pulkovo të Shën Petersburgut, ndërsa po udhëtonte për t’u nisur drejt Polonisë në qershor 2021 dhe që atëherë është mbajtur në burg.

Rusia ka intensifikuar një goditje të gjerë kundër kundërshtarëve të presidentit Vladimir Putin që kur pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, duke tentuar të heshtë të gjithë ata që janë shprehur kundër luftës.

Rusia e cilësoi më parë organizatën “Rusia e hapur” si “të padëshirueshme” dhe lëvizja e lidhur me Khodorkovsky mbylli operacionet e saj ruse vitin e kaluar në një përpjekje për të mbrojtur bashkëpunëtorët. Disa liderë rajonalë të Rusisë së Hapur janë dënuar me dënime të rënda me burg, për të cilat mbështetësit thonë se janë raste të motivuara politikisht.